SHIPKOVICAWEB
PSE LINDI KJO INICIATËVË-shkruan- NEJAZI KADRI-MJAKI
Të nderuar bashkëvendas,

Çmë shtyri ti rrekem një iniciative të këtillë, kjo do ishte pyetje e shumë ju Shipkovicasve,
po ndoshta edhe më gjërë. ?
Lindi kjo iniciativë sepse i erdhi koha,
Shumica e Shipkovicasve që mendojnë si unë, e kanë shumë lehtë ta kuptojnë, qëllimin
dhe idenë për një iniciativë të këtillë; Thjesht Shipkovica ka nevoj për ndryshim
Unë jam një njeri që e dua vendlindjen aq shumë sa e duan të gjithë Patriotët vëndlindjen e
tyre, jam një njeri qe dua të bukrën, jam njeri që e dua natyrën, e këto tipare i ka
Shipkovica.
Jam njeri që nuk e josh shumë karierën, por dua ta shoh pa hile vëndin tim të lulëzuar
ashtu si të gjithë fshatrat, ose komunitetet që pata rastin ti shohë gjatë udhtimeve të mija
të bëra në Europë dhe Amerikën perendimore.
Pashë popuj shembullorë në botë, të cilët kishin punuar pa lodhje dhe pa e kursyer fare
mundin për atdheun dhe ambientin ku jetojnë,Rallë njerëz duan të shpërblehen kur bëjnë
punë vullnetare , e veçanërisht diç të mirë për vëndin e tyre.
Pashë popuj që punojnë në mënyrë vullnetare për zbukurim dhe lulzim të ambientit dhe
rrethit ku jetonjnë, pa e përmendur fare shpërblimin, ose pagesën.
Janë këto inspiratat që më vlojnë në trurin tim shpesh bile edhe kur jam në gjumë.
Është ëndërra ime ta shoh Shipkovicën si një shembull model për trojet e kombit tim.
Kam humbur orë të tëra vetmie, me rrokullisje mendimesh se kah të nisemi ne
Shipkovicasit, për NDRYSHIMIN E SHIPKOVICËS,
Luftoja me vetëvehten shumë herë, duke u kontradiktuar me ato mendime që më
rokulliseshin në kokë, për një pyetje tepër të rëndë;
Është koha apo nuk është që të merret një iniciativë PËR NDRYSHIM,
Është Shipkovica e pregaditur që ta ngulfatë një Parullë të këtillë me domethënje të
shenjtë apo nuk është, ishin këto pyetjet që shpesh herë ja bëja vehtes. Para gjashtë vitesh
mendova se mënyra më e mirë do jetë që ta hapë një WEBFAQE për shipkovicën. Dikush
ndoshta mundë të thotë, Po dikush e kishte të hapur një webfaqe mbi Shipkovicën, Është
e vërtet që ishte një webfaqe tjetër për shipkovicën, po disi mu dukeshte se është e
orjentuar ma tepër në Letërsi dhe pak ma e hapur, dhe për tu sugjeruar njerzve se çtë
bëjnë në shtëpi të vetë sikur nuk e shihja të arsyeshme. pikërisht për këte thash me vehte
po çka të keqe nëse egziston edhe një që do i përfshijë kërkesat thjeshtë të Shipkovicës ?
Kështu vendosa që ta bëjë nje Webfaqe të pagzuar me emrin www.shipkovicaweb.com
duke pasë parasyshë edhe përhapjene Shipkovicasve në një (WEB)= Rrjetë dhe kjo vërtet
përfshin tërrë rrjetin e Shipkovicasve kudo që gjenden në botë. E bëra këte me shpresë se
do lidhemi për nevoja të shumta ne Shipkovicasit në mes vehte, për interese të shumta.
Unë si i mërguar jam munduarë të prek në të gjitha ato sferat që ne mundë të kemi
nevojë, por jo vetëm për mërgimtarët. kam menduar edhe për nevojat e popullatës që
jeton mbrënda në atëdhe, duke e përfshirë bujkun, blegëtorin, zejtarin, shkollarin,
intelektualët, dhe të gjithë poret e jetës së mundshme në Shipkovicë, Po disi kjo faqe ka
mbetur me faqe ende boshe, sepse pak njerëz Shipkovicas po inkuadrohen aktivisht, Unë
jam i hapur për të gjithë, E paguj kët webfaqe vetë, vetëm për hirë të vendlindjes sime që
më mungon, Të hapish një konak për gratis dhe me gjithë të mirat në sofër, nuk mundë
ta kuptoj shpesh se pse ne Shipkovicasit nuk ulemi në sofër ? Mos jemi ende të pa kyçur
mirë me punë të internetit? Mos ndoshta na pengon megallomania ? Mos ndoshta jemi
tejet të lodhur me halle jete  , dhe nuk kemi kohë të merremi me punë shkrimesh ? Nuk e
di këto mendime po më sillen dita më ditë në kokën time.  
Kjo përgjigjje ishin enigmatike për mua deri me 8 të Janarë të këti viti !
Ideologët në shumtën e rasteve jan të suksesshëm, por nga njëherë jan edhe të dështuar.
Po kur janë ata të suksesshëm, ose të dështuar ?
Unë duke e analizuar thellë këtë temë dhe duke lexuar libra të shumta të njerzve të
suksesshëm në jetë, erdha në një përfundim se unë kam arsye të plotë që ta inicojë një
akcion të këtillë duke e u bazuar në shumë elemente, të cilat do më sjellin deri tek suksesi
për ndryshimin e vëndlindjes time;
1). Unë e di se bota kanë bërrë ndryshime rrënjësore më një shoqëri të tërrë në univers,
në drejtime të ndryshme , si në shkencë, kulturë, ndërtim, elektronik, dizajnime,
komunitetesh, dhe them me vete çtë keqe ka kjo iniciativë e imja që unë po e ëndërroj.
Fundi fundit është në të mirë të Shipkovicës time. dhe Shipkovicës i duhet NDRYSHIMI

2). Kur e di se unë kam një ide të pastër si kristali, pa qëllime djallëzore, pa ja cënuar kujt
interesin e përcaktimit shoqërore, politik, profesional, fetarë, ideorë, dhe social
Pse mos ta inicoj një një ide të këtillë,

3) Kur e di përpjekjen e të parëve të vendlindjes time, se sa vite dhe sa gjenerata
investuan në këte komunitet, kush me mundime duke punuar natë e ditë, pastaj gjenerata
të tërra të shkrira në mërgim dhe me përplasje jete të mundimshme për ta krijuar këte
komunitet, që mua po më shtynë sot që të mendoj se po të KISHTE QENË KY
KOMUNITET I ORGANIZUAR ashtu si e gjithë bota e përparuar dhe e dizajnuar nuk do
ishte shkrirë e gjith ai kapital ndër shekuj dhe sot të jetë i pa vlerë dhe vështirë i
përdorshëm, Pse mos ti rrekem  një inicimi të këtillë ?

4)Kur e di, si dhe jam i bindur, se shteti në të cilin unë po jetoj, kurrën e kurrës sdo ketë
interesim për të bërrë ndonjë plan urban bashkëkohorë për Shipkovicën time, edhe pse
shpesh herë ca njerëz na thonë; Ato janë punë shteti nuk i bëjmë ne, PO Vllezër janë të
shtetit , Por pa më thuani CILI REGJIM, SHTET KA BËRË DIÇKA DERI MË SOT PËR
SHIPKOVICËN ?
Pra  mbetet detyrë e Shipkovicasve ti dalin zot vetëvehtes, dhe të fillojnë të organizohen
për të vënë PLANE për shpëtim të kapitalit dhe mundit investues në këtë anë, dhe kjo më
shtynë që të incoj një ide të këtillë.

5)Kur e dimë dhe jemi të njohur se Shipkovica tre herë është renovuar deri më sot;

a) Ishte Shipkovica e themeltarëve të parë të cilët vënduan kasollet e para me kashtë dhe
gardh e lloç në këtë teren, por dijtën ta zgjedhin terenin, Teren me ujë, teren me tokë të
butë që prodhon gjithëçka, me pemë shumë, teren me pyje, teren i përshtatshëm për
blegtori,bujqësi, turizëm (po flas për ditët tona sot)
b) Ishte Shipkovica e gjeneratës së revulucionarëve të cilët nga gardhi dhe lloçi filluan ta
përdorin Murrin me gurrë dhe mbulimin e shtëpive me rrasa guri, gjurmët e të cilës
Shipkovicë ndoshta gjenden ende edhe sot e kësaj dite. Ishte Bujaria  që egzistonte në ato
kohë, Kur dikush ndërtonte shtëpi, e
tërrë Shipkovica çohej në këmbë dhe venin deri te Rrasa e madhe e Barakës së Danës për
të bartur Rasa për mbulimin e shtëpive në atë kohë, duke i mbajtur me kuaj, që të kujton
kohët e vjetra të herojve botrorë që bënin kështjella e piramida ?! .Mundime të cilat nuk
mundë të llogariten sot.
c) Ishte Shipkovica e gjeneratës së mërgimtarëve të cilën kurrë se kursyen vehten duke
punuar punët më të rënda fizikë në tërrë Europën vetëm e vetëm për tia ndërruar fytyrën
Shipkovicës më Tjegulla të kuqe dhe fasada të reja të cilat po dështojnë si kapital i pa
përshkruar investimi.
Vllezër duke i analizuar thellë rrugën e gjeneratave që jetuan dhe jetojnë dhe do jetojnë në
Shipkovicë, më solli sot deri tek një iniciativë e këtillë që po e lansoj para jush.
Jam i bindur se do jetë e mirëseardhur për të gjithë ne; Po ku bazohem.

1) Sot Shipkovica ka njerëz të cilët Janë Inxhinjerë, Projektues, Doktorë shkence,
Ekonomistë të kualifikuar, Poet, Letrarë, Shipkovica e Ka DIASPORËN e arrtë dhe të
shëndoshë që po jep shembuj edhe në ndryshimin e ekonominë shtetrore,
Rrini të kualifikuar në univerzitetet Evropjane, një masë intelegjente që tash më e ka të
kjarrët civilizimin dhe jetën moderne që po futet dita më ditë në poret e jetës padashas dhe
pa organizim.
Kur e kam këte parasysh , duket se i ka ardhë koha INICATIVËS QE KAM SHTRUAR
NË SOFËR unë sot para jush.
Vëllezër një pjesë njerzish do e marrin sipas dëshirës së tyre kët iniciativë; mundë ta
quajnë Dridhje shkami(Jo mos keni frigë Ju shkamaxhi që si bëni detyrat e shtëpisë) do
tua themi ne në fytyrë pa fije droje anën pasive tuajën, Po ndoshta do jeni të arsyeshëm
dhe do e kuptoni në thelb apelin që do ju bëjmë, dhe nga kjo kam shpresë se do
NDRYSHONI EDHE KURSIN E POLITIKËS kur bëhet fjalë për interesat e vëndlindjes
suaj. Do ju thërasim dhe trokasim ku të jet e mundur vetëm e vetëm tju rrekeni detyrave
që duhet ti kryeni. Po na kuptuat do ju shpallim Hero të Shipkovicës për Ndryshim.
Një pjesë njerzish do ta quajnë Utopi, dhe gjepura, I njohim shpirtë këputurit, dhe barkzitë
e tillë, ata edhe barkun e vetë kurrë nuk e nginë me bukë duke e mbajtë mendjen tek
bardaku i çajit dhe thash e themeve demoralizuese, Do i thërasim këta njerëz që të futen
në mesin e arsyes dhe ndryshimit.
Një pjesë njerzish menxi po presin që SHIPKOVICA TË NDRYSHOJË dhe të ndizet
kandili i shpresës për NDRYSHIM.
Një pjesë njerzish që po sillen në Shipkovicë vetëm kur kanë nevojë për karierë, të mirash
materiale, edhe këta do i thirim për Ndryshim.
Do i thirrim për ndryshim të gjithë ata që i kan ngushtuar rrugët e Shipkovicës për lëvizje
normale sepse Shipkovica ka nevojë për frymëmarje.
Kjo rrugë ka filluar dhe sdo ndalet me artikuj shkrimi deri sa të Lulzohet Shipkovica dhe
të krahasohet me komunitetet shembullore Evropjane . Vëllezër do duam ne apo jo
NDRYSHIMI DO NDODHË, po ju lusim që mos të humbasim kohë Ejani të tubohemi
kokë më kokë si një Tym i mirë Fudbolli dhe ta fitojmë lojën e Historisë.
J
Me vullnet të plotë ju Shkruan
i mërguari Nejo Kadri-Mjaki
Londër
INICIATIVË PËR NDRYSHIM TË SHIPKOVICËS Faqe 1
AKCIONI
VULLNETARË Nr.1