F Shipkovicë gjendet vetëm 10 Km.në veriperendim të Tetovës.

Dokumente të shkruara saktësisht dhe të vërtetuara shkencërisht ende nuk ka për Shipkovicën, Tradita
e lashtë historike e gojdhënave tek shqipëtarët ka lanë përplot të dhëna të vulosura të cilat japin
materiale mbi gjenezën e formimit të këti fshati .

Thuhet se themelues i parë i këti fshati ka qenë banori i parë i quajtur Shipë-Kolë. Ky njeri dihet se ka
rjedhë nga një fis i quajtur Voka.
Sipas të dhënave shkencore thuhet se Shipkovica egziston si vendbanim që nga periudha Trako-Ilire
dhe për herë të parë haset në dokumentet e shkruara Turke të viteve 1453.

ANALIZË E SHKURTËR MBI THEMELIMIN E KËTI FSHATI

Në të kaluarën, pa edhe sot, zakonisht njeriu krijon vendbanime aty ku ka kushte jetësore të sigurta.
Pa dale të analizojmë pse pikërisht, këta njerëz e krijuan Shipkovicën si vendëbanim:

Shqipëtarët me që janë popull tepër patriotik, dhe me temperament të veçantë jo nënshtrues, kurrë nuk
duan që tju cënohet identiteti kombëtarë, dhe kanë dëshirë të madhe të jenë të pamvarur si
ekonomikisht ashtu edhe politikisht.
Dihet nga e kaluara historike se shqiptarët kryesisht kan jetuar në terene malore , nga  e cila rrjedh
edhe simboli i kapuçit të bardhë i cili simbolizon majet me borë vendbanim të preferuar të
shqiptarëve.                 Pikërisht edhe këta banorë të malsisë së Sharrit na përkujtojnë dëshirën e
shqiptarit të kulluar ndër shekuj, i cili jo vetëm që ishte i interesuar të ketë identitet të pa cënuar, por
edhe strategji ekonomike për të jetuar i pamvarur dhe i pa nënshtruar kurrë.

Po çfar kishte Shipkovica që i tërhoqë këta njerëz të asaj kohe që ta krijojnë vendbanim pikërisht këtu ?
  Po të analizohet me hollësi  reliefi dhe kushtet gjeografike të këti tereni, na dalin gjëra të çuditshme se
sa vigjilent ishin themeluesit e këti vendbanimi.

Ky teren ka  pasuri të pa tundura natyrore që nuk i gjen dot në terene të tjera në rrethinën e Tetovës.
1. Shipkovica ka uj të pishëm aq shumë sa që sot e furnizon edhe qytetin e Tetovës.
2. Shipkovica ka aq shumë Drunjë të të gjithë llojeve sa që sot e ushqen edhe tërë ekonominë e
industrisë së drurit në Tëtovë.
3.Shipkovica ka aq shumë teren të hapur për blegtori sa që është në gjëndje të mbajë gjallë jo vetëm
Shipkovicasit por edhe më tepër.
4. Bjeshkët e Shipkovicës janë shumë të përshtatura si për Blegtori, Turizëm dimërorë, dhe verorë.

Është për të përmendur se këta themelues të këti vendëbanim ishin projektorë të pazëvendësuar të të
gjithë kohrave.
Por jo vetëm kaq, Shipkovica ka tokë prodhuese për nevojat të mjaftueshme të banorëve si dhe për
treg, ka pemë të të gjitha llojeve,
Prodhon  gështenja, molla, dardha etj.
Klima në këtë teren është aq e theksuar dhe e ndarë në 4 sezona të përpikta sipas ligjeve të natyrës.
Nuk ësht shumë e thatë vera , nuk është i pa lëvizshëm dimri. Prandëvera është përplotë me freski
natyrore dhe Vjeshta i ka ligjet e plota natyrore në këte teren.
Këto ishin vyrtytet natyrore që posedon ky teren si vendëbanim,.
A nuk është dhuratë natyrore për këta banorë ?
Pikërisht projektorët e këti vendëbanimi meritojnë respekt dhe lavdatë për vigjilencën e projektit për
vendbanim.
Shipkovica historikisht kishte kushte ekonomike të mjaftueshme për tu  krijuar si vendëbanim, por edhe
sot e kësaj dite ka kushte të mira ekonomike për vendbanim.
1: Kodra e diellit ofron kushte të mira për turizëm. ( Ekonomi në perspektivë për të ardhmen)
2: Ujrat e Shipkovicës ofrojnë kushte të mira Energjetike (perspektivë ekonomike për të ardhmen )
3: Përdorimi i drurit për mobilje dhe prodhim të letrës etj ( është perspektivë e ekonomisë së këti
vendbanimi )ka nevojë për lniciativa ekonomike.
4: Prodhimet bujqësore dhe të blegtorëve jan një pjesë tepër e shëndoshë për ekonominë e këti vëndi
( Perspektivë për të ardhmen )
5: Futja e prodhimeve të Langjeve nga pemët e prodhuara nga ky teren etj ofrojnë perspektivë për
banorët e këti tereni.
Nga e gjithë ajo që u përmend më lartë tregon se ky vendbanim ka kushte për jetë të begatshme për aq
banorë sa ka Shipkovica.
Pikërisht për këte themeluesit e parë Voket dhe pasardhsit Mjaket e më vonë edhe fiset tjera si Gjura,
Fandet, Hadret, Çadelët Oruçet Matët, e Lekët kishin arsye pse të jetonin në këte trevë, dhe më vonë
do ta krijojnë këte vend legjendarë që të njihet edhe në rruzullin toksorë me vyrtytet e tyre si patriotike,
miqësore dhe bujare.
Shipkovica pret bijtë e saj që të kthehen me tërë forcën si intelektuale ashtu edhe atë të diasporës me
ide të reja investive tia rrikthejnë vlerat që meriton dhe të rrangohet në listën e vendbanimeve të
përmendura të kombit.
Do të ketë arsye pse të krenohet Sharri me bijtë e vetë.
Shipkovica ka përjetuar gjithmonë tronditje politike nga okupatorë të ndryshëm, por bijtë e kësaj ane
gjithnjë i dolën zot atëdheut dhe kur se lanë të përkulet, nuk u asimiluan, e ruajtën gjuhën kulturën dhe
traditat.
Tash rradhën e ka iniciativa e projekteve ekonomike, dhe urbanistike.
Shipkovicasit kanë luajtur rol vendimtarë për çështjen patriotike në të gjitha kohët, dhe do të vazhdojnë
të mbeten besnik në histori edhe në të ardhmen për çështjen e kombit.
.
ANALIZË E SHKURTËR MBI THEMELIMIN E SHIPKOVICËS SI VENDBANIM
www.shipkovicaweb.com

VYRTYTET E SHIPKOVICASËVE

Banorët e Shipkovicës që nga e kaluara njihen si njerëz tepër bujarë, puntorë, projektorë të talentuar,
dhe tepër atëdhetarë..

Se vërtet janë punëtorë dhe bujarë tregon vetë fakti se nga një shtëpi Shipkovica u bë 300, dhe po
vazhdon të rritet.
Pastaj, Shipovicasit e dikurshëm kur një njeri ndërtonte shtëpi çohej i gjithë fshati në mënyrë vullnetare
për të ndihmuar ndërtuesin e shtëpisë së re.( vyrtyt që rrall e gjenë dikund tjetër përveç tek
amerikanët)  
Shipkovica më se 3 herë është renovuar komplet si vendbanim gjatë shekujve.
Në kohët e vjetra ishte ndërtimi i shtëpive të mbuluara me kashtë, Kurse më vonë u fut ndërtimi me
gurrë dhe mbulesa me rrasa guri.
Sot më nuk i gjenë shtëpitë e vjetra po vetëm të rejat me fasada dhe tjegulla të llojllojta.
Shipkovicasi
bujarinë e vetë për herë e ka treguar duke pritur miqë dhe delegacione  të niveleve më të
larta botërorë.  Shipkovica kurrë nuk është korritur sepse bujarinë dhe vigjilencën e ka të lindur dhe
trashëgim nga të parët.
Pikërisht për këte edhe meriton njohje nga i tërë kombi.
Shipkovicasi përherë është lavdëruar nga kombëtarët dhe sharë nga tradhëtorët.

Se vërtet Shipkovicasit janë projektorë të mirë dëshmon vetë fakti se këta njerëz dijtën të bëjnë
projekte të mirë për vendëbanim. Shipkovica është një ndër vëndet ma strategjike në Malësinë e
Sharrit.  
Tereni i Shipkovicës është e mbrojtur nga reliefi natyrorë që  rrethohet nga majat e malit Sharr, si nga
kushtet atmosferike, ashtu edhe nga sulmet fizike luftarake të të gjithë ngjyrave si në të kaluarën pa
edhe sot !.

Shipkovicasit për çdo herë kan luajtur një rrol politik dhe patriotik për mbrotjen e atëdheut, dhe për këte
dëshmojnë personalitete të njohura që nga koha e sundimit Otoman e deri më sot,

Shipkovica njihet me parullën politike të
" Katër kalemave"  për rrëzimin e perandorisë osmane në këto
troje.
Personaliteti i Filozofit
Rexhep Voka ka luajtur një rol politik shumë me rëndësi për rrëzimin e pushtetit
Turk në trojet tona kombëtare.
Më vonë në luftën e dytë botërore një pjesë e mirë e Shipkovicasëve muarrën pjesë në luftë kundër
Nacizmit Gjerman në krye me brigadën e shtatë Shqipëtare, siç ishte
Ibrahim -Kadri Mjaki  Bilall
Osmani, Lazim Rexhepi
etj, Këta dy të fundit duke e përdorur mjeshtrinë vigjilente arritën që të
dezertojnë dhe u arratisën nga brigada e shtatë kurse Ibrahim Kadri-Mjaki me përplot dëshirë se vërtet
do ndodhej premtimi i Komandantëve siç ishin Nafi Paçuku,Mehmet Bushi dhe Qazim Lushi, se pas
çlrimit këto troje do i takonin Shqipërisë !? derdhi gjakun për çështje bashkimi të trojeve dhe u plagos
duke luftuar për 6 muaj pa u nda nga  lufta e përgjakur me Nacizmin,
Komandantët në fjalë në atë kohë premtonin se do të bëhet
bashkimi i trojeve pas luftës së fituar siç
ishte premtuar nga kontrata me Sllavët të cilët përherë qenë gënjeshtarë. Po fatëkeqësisht Babë
Ibrahimi sishte njeri i fjalës se shkruar që ta publikonte në mjetet publike përvojën  mashtruese me
Sllavët, dhe ti alarmonte gjeneratat  trashëguese se nuk ka besim asnjëher kaurri siç e quante ai,
kështu që sot mos të përsëriten të njejta kontrata mashtruese, të cilat fatkeqësisht edhe po ndodhen pa
ndërprerë nga kolltukxhinjtë shkurtëpamës të së ardhmes historike të kombit.
Nga pakënaqsia dhe premtimi që nuk u rrealizua mbi çeshtjen politike mashtruese Sllave ,Shipkovica më
vonë bëhet edhe vatër e prodhimit të politikës së pa kënaqur me pushtetin fallso Jugosllav, si shtet i
krijuar me lecka të vjedhura nga copat e trojeve të fqinjëve Ballkanikë e cila më vonë edhe u shkatërrua,
ku si rezutat i asaj kohe edhe sot e kësaj dite ka probleme në Ballkan që faktikisht e ndalon procesin e
faktorit të zhvillimt përparimtarë të Europës Jugore  
Pas viteve të 50-ta në kohën e Informbyrosë dolën edhe shumë zëra të pa kënaqur revolucionarë që
s'mundë të pajtoheshin me mashtrimet e premtuara Jugosllave si Zt Xheladin dhe Sadudin Gjura dhe
shumë shokë të tjerë.
Shipkovicasit me që e thonin haptas pakënaqësinë e tyre politike  do të përndjeken me Exzil politik për
gjithmoë nga vëndlindja, kurse i ndjeri Zt Sadudin Gjura nga torturat e tepërta u gjet i vdekur në
bjeshkët e Shipkovicës.
Shipovicasit zakoisht e kan paguar me gjak dhe jetra të reja çështjen kombëtare, kurrë su pajtuan me
gënjeshtrat e Sllavëve, Më vonë intelegjenca e ca të rinjëve sdo pushojë kurrë duke i çfaqur
moskënaqësitë politike . Në vitet 60 përsëri do pasojnë dënime dhe burgime të të rinjëve shkollarë Siç
ishte Mësuesi i dashur
Zt. Nexhmedin Beqiri me shumë shokë.Në Vitet e 70- dhe 80-ta gjithnjë do të pasojnë burgimet nga të
pa kënaqurit me pushtetin mashtrues, do burgosen dhe përndjeken edhe shumë studentë dhe
intelektualë të univerzitetit të Prishtinës. Dhe më në fund ajo që Shipkovica po i alarmonte botës Sllave ,
edhe u bë e vërtet, u ç'thur Jugoslavia artificiale, U çthurë për gjithmonë, po ne na ngelën vuajtjet dhe
përbuzjet nga disa shqipfolës dashamirë të kolltukut, dhe me ndjenja të vdekura kombëtare.

Po, çpo ndodh sot me politikanët modern shqiptarë ?!
Edhe një herë Shipkovica po ju parashtron pyetjen atyre që merren me politikë koruptive dhe pa ndjenja
dhe interese kombëtare !
Shkruan: Nejazi Kadri Mjaki