SHIPKOVICAWEB

Portalb realizoi intervistë me njërin nga kadidatët për rektor në UEJL, shefin e degës së
Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në fakultetin e Gjuhëve Kulturave dhe Komunikimit,
Zeqir Kadriu
Elida Zylbeari

Në vigjilje të përzgjedhjes së Rektorit të ri të Universitetit të Evropës Juglindore, Portalb
realizoi intervistë me njërin nga kadidatët për këtë titull, shefin e degës së Gjuhës dhe
Letërsisë Shqipe në fakultetin e Gjuhëve Kulturave dhe Komunikimit, Zeqir Kadriu.
Ai është kundërkandidat i rektorit aktual që garon sërish për këtë pozitë, Zamir Dika, i cili
nuk iu përgjigj ftesës së redaksisë tonë për të realizuar intervistë me të.

Kush është  Zeqir Kadriu, një përshkrim i shkurtër i biografisë.

Zeqir Kadriu përpos që është shef  i degës së FGJKK, ai ka gjashtëmbëdhjetë vjet
përvojë pune në universitet, ( katër vjet në USHT dhe  dymbëdhjetë vite në UEJL).  Ai ka
përvojë e veçantë në universitetet  simotra në Edirne- Turqi ( Qendra e Gjuhëve
Ballkanike) dhe  shkëmbim përvojash për mësim periodik në Shqipëri, Kosovë dhe
Maqedoni.  Ai ka qenë demonstrator në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në
RM, koordinator për certifikimin  e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme me mësim
në gjuhën shqipe në  RM. Kadriu ishte moderator për Modulin-4, Drejtori si udhëheqës
pedagogjik, pranë Qendrës për certifikimin e drejtorëve. Zv/ drejtor në Byronë për
Zhvillimin e Arsimit në vitin 1998-2001. Ai ishte këshilltar Republikan për gjuhë dhe letërsi
shqipe në kuadër të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit. Ka ushtruar detyrën e drejtorit në
shkollën fillore- PashkoVasa në fshatin Grupçin (1992-1994) dhe ka përvojë  
trembëdhjetëvjeçare  përfshi  këtu  edhe  në  arsimin fillor  e të mesëm si profesor i
Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

PORTALB: Na tregoni si shkon dhe deri ku ka arritur procedura e zgjedhjes së
rektorit të ardhshëm të UEJL-së?

ZEQIR KADRIU:
Procedura e zgjedhjes së Rektorit të UEJL-së është një praktik e rregullt
që sipas rregullores kryhet në çdo katër vite. Konkursi ka qenë i rregullt por  intern
brendapërbrenda UEJL-së dhe është hapur që në muajin mars. Gjer më tani, sipas
rregullores ka kaluar nëpër disa shkallë, fillimisht kryetari i Bordit zot. Dennis Farrington
ka realizuar nga një intervistë me dy kandidatët konkurrent zot. Zamir Dika dhe zot. Zeqir
Kadriu. Pas intervistës kandidatët kanë pasur për obligim të hartojnë një plan strategjik
për vizionin e tyre rreth zhvillimit të universitetit, gjegjësisht strategjisë së UEJL-së në
katër vitet e ardhshme. Pas përpilimit të strategjisë nga kandidatët, sipas procedurës
është dashur që kopje  ti dërgohet gjithsecilit prej anëtarëve të Bordit  dhe pastaj
procedura ka kaluar për informatë tek të gjithë Senatorët e UEJL-së,përfaqësues nga të
pesë fakultetet.
Më datë 8 prill të dy kandidatët konkurrentë kanë shpalosur programet e tyre në formë
praktike  dhe vizuale pranë Senatit të Universitetit të Evropës Jug-Lindore, me ç rast
gjithsecilit nga senatorët i është dhënë mundësia që të pyes kandidatët konkurrent për
strategjinë dhe vizionin e tyre, dhe për zhvillimin e mëtejmë të UEJL-së.  Tani,  sipas
rregullores të dy konkurrentët vazhdojnë garën e mëtejme e cila i përcillet si informacion
Bordit të UEJL-së. Sa për informacion Bordi i universitetit përbëhet nga  tre anëtarë të
brendshëm, tre të jashtëm dhe tre ndërkombëtar. Sipas procedurës pas një interviste të
sërishme mbetet që të bëhet  mbledhja e anëtarëve të Bordit për të vendosur se kush do
të jetë në të ardhmen Rektor i UEJL-së.

PORTALB: Pse vendosët të konkurroni për rektor?

ZEQIR KADRIU:
Konkurrimi im pati për qëllim që të begatoj në rradhë të parë procesin
demokratik në institucionin e quajtur Universiteti i Evropës Jug-Lindore; për të cilin
opinioni e njeh si një institucion “ privat-publik” i themeluar nga viti 2001 me pretekst të
veçantë për arsimimin e lartë   të shqiptarëve në Maqedoni dhe  rajon gjithnjë me mësim
në gjuhën shqipe.
Ky dedikim, që aso kohe u themelua në Tetovë ishte një shembull i mirë për të gjithë
opinionin arsimdashës dhe u krijua me fondacione të përbashkëta disa shteteve të
Evropës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuar të Amerikës nga Komisari i lartë  
asokohe i OSBE-së i njohur me emrin  Maks Va Der Shtul.  Edhe sot, në qarqe të
ndryshme ky Universitet njihet me nofkën Universiteti i Shtulit.  Ky ogur i mirë u themelua
në periferi të Tetovës  në një sipërfaqe prej 34 hektarësh dhe u investuan  afro 65.milion
euro, në një kopsht mollësh ,që sot është një copë evropë ku zhvillohet mësim
bashkëkohor në tri cikle të arsimit të lartë; Bachelor, Master dhe Shkollë Doktorale.
Ky shembull i mirë edhe sot e kësaj dite është një parametër  i krahasueshëm me shumë
universitete bashkëkohore private që janë themeluar në vitet e demokracisë në evropë
me qëllim të ngitjes së cilësisë dhe arsimit të lartë sipëror. Disa vite rresht ky  institucion
pati një gamë suksesesh dhe një përzgjedhje elite e cila kohët e fundit po e humbet
kuptimin.  Kjo ndodh për vetë faktin që vitet e fundit vazhdimisht vjen duke rënë numri i
studentëve që regjistrohen dhe njëkohësisht mungon kapaciteti i studentëve  gjegjësisht
nxënësve të shkëlqyeshëm që janë gjithnjë e më pak të pranishëm në dyert e këtij
universiteti.
Arsye tjetër është se vazhdon të mos jetë  prania e kuadrove elitë të cilët ishin
mësimdhënës  me përvojë para ca vitesh. Kapacitetet e shumta të shtëpive të
studentëve dhe kapacitetet e tjera ekonomike ( infrastruktura e brendshme e qytezës
universitare ) mbetet  edhe më tej më pak se 50% e shfrytëzuar si rezultat i menaxhimit
joefikas për të cilin mendoj se ende ka hapsirë për tu përmirësuar .
Kostoja e lartë e taksave të studentëve si dhe mungesa e një selektimi pozitive për  
pranimin e studentëve mbeten edhe më tutje sfidë për Universitetin  e Evropës Jug-
Lindore. Këto në pika të shkurta ishin arsyet që unë mora vednim të jem kandidat i
mundshëm për rektor. Në një farë mëmyre kujtoj që kam begatuar procesin demokratik i
cili në vija të holla mund të rifiguronte si një monizëm i kohëve të shkuara.

PORTALB: Po a u krijuan kushte që kjo të mos ishte ashtu.. ?

ZEQIR KADRIU
: Për fat të keq jo! Jo vetëm  që nuk u krijuan kushte por përkundrazi
procesi të lente përshtypjen e një konkursi  të bërë nën hije që aspak nuk i ngjasonte  
një institucioni me themele demokratike, dhe me shpirt human për të cilin edhe ishte
themeluar. Sidoqoftë, kam bindjen që kam thyer tabu-temën e një zinxhiri që më shumë
se kaq len përshtypje interesash grupore e jo kolektive!

PORTALB: Mendoni se UEJL ka nevojë për ndryshime rrënjësore?

ZEQIR KADRIU:
Gjithsesi që ka shumë hapësirë për të bërë ndryshime. Bile  edhe
ndryshime rrënjësore. Arsyet janë të shumta dhe unë shpresoj dhe jam i bindur që kam
kapacitete intelektuale dhe profesionale për ta menaxhuar këtë institucion ashtu siç
është më së miri. Vazhdoj të mbaj bindjen se me punë dhe përkushtim më serioz, gjërat
mund të ndryshojnë për së mbari.  Unë e kam të qartë se sot çka kërkon dhe sa është
kapaciteti i ekonomisë së tregut në RM. E di po ashtu se një menaxhim i mirë kërkon jo
vetëm firmosje kontratash formale në letër por edhe menaxhim me shumë struktura të
nevojshme e relevante të kapaciteteve shoqërore e private në vend. Jam shumë i bindur
se me një dhe dy kapacitete me të cilat është bërë kontrata formale, nuk i ndihmohet as
studentëve e as nuk ngritet imazhi i të pesë fakulteteve në kuadër të UEJL-së. Në këtë
drejtim lypset më shumë.
Shpresoj se ka mundësi kjo punë të menaxhohet më ndryshe duke i vënë në funksion të
plotë kapacitetet intelektuale dhe afinitetet e mirëfillta të studentëve me cilësi për të
pushtuar edhe tregun më të gjerë jo vetëm në vend por edhe në rajon edhe më gjerë.
Për këtë kam vizion shumë të qartë dhe ma merr mendja se si mund të arrihet. Kam
pasur rast edhe më herët  të udhëheq dy institucione relevante arsimore dhe kam arritur
sukses maksimal. Jam shumë optimist se edhe në këtë rast mund të ndihmoj shumë nëse
më jepet mundësia.

PORTALB: Si e vlerësoni punën e deritanishme të kundër-kandidatit tuaj,
gjegjësisht z.Dika?

ZEQIR KADRIU: Më pak do të doja të flas për pyetjen që më parashtroni. Por meqë po
më shtroni këtë pyetje do them shkurt dy fjalë:
Profesor Zamir Dika është një kuadër ambicioz dhe pati rastin të jetë që nga themelimi
njëri ndër kuadrot më të ri i cili pati dy herë postin e zv/ rektorit dhe tani rektor i
universitetit katër vitet e fundit.  Në letër kemi të shkruara shumë gjëra të mira e pozitive,
në praktikë të bëra shumë pak! Përvoja e tij duhet të jepte më shumë rezultate në sferën
e menaxhimit. Kujtoj që do të ishte më mirë që të vinte në funksion së paku gjysmën e
atyre gjërave që i kemi lexuar në letër. Përvoja ime në rastin konkret dallon nga e tija
sepse unë fillimin dhe vijimin e kam të shkallëshkallshëm në procesin arsimor –edukativ.
Kamë shumë mundësi të ndihmoj në menaxhimin e resurseve arsimore pas trajnimeve të
bëra me përkushtim në Londër, Paris dhe Rimini (Itali) për të cilat nuk më është dhënë
rasti t,i vë  në praktik!

PORTALB: Mendoni se arsimi i lartë në Maqedoni ka mungesë të kuadrove
kualitative?

ZEQIR KADRIU: Universitetet me mësim në gjuhën shqipe në RM, janë relativisht me një
përvojë të shkurtër. Është e vërtetë se për kaq kohë është e pamundur të kishim më
shumë se kaq rezultate. Unë dhe shumëkush jemi të vetëdijshëm se punët e mëdha dhe
kualitative kërkojnë  mund, kohë dhe sakrifica. Kuadrot e  tanishme shqiptare në një
masë të madhe këtë janë edhe duke e bërë; hiq këtu ca elemente turbulluese që në këto
dy institucione kanë ardhur në prizmin e nepotizmit dhe familjarizimit të theksuar që ulin
shumë poshtë imazhin e vet universitetit. Kjo çështje pas kaq kohësh do të duhej
reviduar  me një strategji e cila do të përmbante cilësi dhe vetëm cilësi. Ne sot kemi
nevojë për kualitet nga se kuantitet kemi mjaft! Besoj se ka shumë mundësi që kuadrot e
reja me vlerat e tyre cilësore do të jenë i vetmi mekanizëm që do të zëvendësonin me
përparësi duke sjell edhe trurin inteligjent i cili në një farë forme largohet nga vendi
sepse; fatkeqësisht  vendin e tyre e zënë kuazi-kuadrot që kanë linqet e tyre të shumta
dhe pa meritë vihen në vende të rëndësishme , që të len përshtypjen e një politike
kadrovike që nuk ka shpresë. Kjo shumë keq  ndikon edhe tek opinioni i cili në një
mënyrë i ka ende të freskëta abuzimet e kësaj natyre. Kjo është një nga komponentet që
në vend që të shtohet numri i regjistrimit të studentëve, për fat të keq,numrat na dalin,
pak e më pak.  Edhe për këtë kam një çelës shumë praktik se si mund të zgjidhet!   

PORTALB: Edhe pse shumica e të rinjve kryejnë madje dhe magjistratura
mbeten të papunë, ku është problemi sipas jush?

ZEQIR KADRIU: Në kuadër të Universitetit të Evropës Jug-Lindore, ekziston Qendra e  
Zhvillimit të Karrierës! Këtë për fat të mirë e kemi të zgjidhur më mirë se kushdo tjetër.  
Përmes kësaj qendre vendoset linku, që më së lehti studentët e  cikleve të ndryshme  të
vijnë deri tek vendi i punës. Mirëpo, fatkeqësisht  kapacitetet ekonomike dhe institucionet
tjera relevante janë të pakta për t,i thithur apo pranuar kuadrot që dalin me shumicë
edhe nga institucione të tjera; hiq këtu edhe format abuzive të cilat nuk  janë të pakta në
shumë institucione shtetërore për selektim pozitiv të kuadrove.
UEJL-ja këtë formë e ka menaxhuar më së miri duke krijuar edhe marrëdhënie
bashkëpunimi për pranimin e kuadrove të tilla ( me cilësi më të lartë) edhe nga
marrëveshjet me ndërmarrje private-publike por edhe me institucione relevante
shtetërore.  Kjo që të jemi korrekt është me shumë përkushtim , por  në këtë drejtim janë
hasur edhe vështirësi nga vetë institucionet të cilat për fat të keq janë të politizuara tej
mase. Kjo edhe për vetë faktin që, edhe vlerësimi i Shangait  cilësinë dhe kualitetet e
UEJL-së e  radhiti në vendit e dytë, sado që ishin shumë të vetëdijshëm  që ky universitet
duhej të ishte në vendin e parë. Kjo u bë me qëllim që universiteti  “Kirili dhe Metodi”
edhe pse sipas këtyre kritereve dihej ku e ka vendin përsëri u radhit me pa të drejtë  në
vendin e parë.

PORTALB: Mesazhi juaj për studentët e Maqedonisë?

ZEQIR KADRIU: Studentët në RM kanë një shanse të mirë që të regjistrohen në UEJL. Ky
universitet u mundëson jo vetëm kushte ideale për mësim dhe edukim por edhe cilësi
dhe kualitet bashkëkohor në mësimdhënie. Kuadrot aktuale ( me përjashtime), kanë
kapacitete të mjaftueshme që studentëve t,u japin dije dhe t,i përgatisin për profesionin  
e tyre jo vetëm në suaza të rajonit të ngushtë por edhe më gjerë. Unë do tu sugjeroja që
në një të ardhme, nëse shikojmë me vizion më të qartë do të kenë hapësirë që afinitetet
e tyre ti demonstrojnë edhe në institucionet tjera relevante me cilësi dhe kualitet.
Shpresojmë në të ardhmen  që  200 studentët e ardhshëm me sukses  super të
shkëlqyeshëm , të jenë pjesë e këtij institucioni dhe të regjistrohen me kuota- pagesash
minimale përmes sistemit kreditor;  me
Ç, rast do të ngremë edhe cilësinë e studimit por edhe  do të risim  peshën dhe vetë
imazhin e universitetit. Kjo natyrisht  se kërkon edhe punë edhe angazhim maksimal për
të rikthyer kapacitetin e besueshmërinë së  viteve të mëparshme. Edhe për këtë  është
gati plani strategjik, por  pret që të hapen dyert  për një  hap të guximshëm, që duhet  t’a
bëj  Bordi i universitetit!  /Portalb
                       
Pyetjet e Portalb-it për z. Kadriu.

•        Kush është z. Kadriu, një përshkrim të shkurtër të biografisë?

Shef  i degës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në fakultetin e Gjuhëve Kulturave dhe
Komunikimit(FGJKK),
Gjashtëmbëdhjetë vjet përvojë pune në universitet, ( katër vjet në USHT dhe  dymbëdhjet
vite në UEJL).
Përvojë e veçantë në universitetet  simotra në Edirne- Turqi ( Qendra e Gjuhëve
Ballkanike) dhe  shkëmbim përvojash për mësim periodik në Shqipëri, Kosovë dhe
Maqedoni.
Demonstrator në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në RM, koordinator për
certifikimin  e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe
në  RM
Moderator për Modulin-4, Drejtori si udhëheqës pedagogjik, pranë Qendrës për
certifikimin e drejtorëve,
Zv/ drejtor në Byronë për Zhvillimin e Arsimit- 1998-2001,
Këshilltar Republikan për gjuhë dhe letërsi shqipe në kuadër të Byrosë për Zhvillimin e
Arsimit,
    Drejtor në shkollën fillore- PashkoVasa-fsh. Grupçin(1992-1994) dhe,
Përvojë  trembëdhjetëvjeçare  përfshi  këtu  edhe  në  arsimin fillor  e të mesëm si
profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

•        
Na tregoni si shkon dhe deri ku ka arritur procedura e zgjedhjes së rektorit të
ardhshëm të UEJL-së?

Procedura e zgjedhjes së Rektorit të UEJL-së është një praktik e rregullt që sipas
rregullores kryhet në çdo katër vite. Konkursi ka qenë i rregullt por  intern
brendapërbrenda UEJL-së dhe është hapur që në muajin mars. Gjer më tani, sipas
rregullores ka kaluar nëpër disa shkallë, fillimisht kryetari i Bordit zot. Dennis Farrington
ka realizuar nga një intervistë me dy kandidatët konkurent zot. Zamir Dika dhe zot. Zeqir
Kadriu. Pas intervistës kandidatët kanë pasur për obligim të hartojnë një plan strategjik
për vizionin e tyre rreth zhvillimit të universitetit, gjegjësisht strategjisë së UEJL-së në
katër vitet e ardhshme. Pas përpilimit të strategjisë nga kandidatët, sipas procedurës
është dashur që kopje  ti dërgohet gjithsejcilit prej anëtarëve të Bordit  dhe pastaj
procedura ka kaluar për informatë tek të gjithë Senatorët e UEJL-së,përfaqësues nga të
pesë fakultetet.

Më datë 8 prill të dy kandidatët konkurrentë kanë shpalosur programet e tyre në formë
praktike  dhe vizuale pranë Senatit të Universitetit të Evropës Jug-Lindore, me ç rast
gjithsejcilit nga senatorët i është dhënë mundësia që të pyes kandidatët konkurent për
strategjinë dhe vizionin e tyre, dhe për zhvillimin e mëtejmë të UEJL-së.  Tani,  sipas
rregullores të dy konkurentët vazhdojnë garën e mëtejme e cila i përcillet si informacion
Bordit të UEJL-së. Sa për informacion Bordi i universitetit përbëhet nga  tre anëtarë të
brendshëm, tre të jashtëm dhe tre ndërmkobëtar. Sipas procedurës pas një interviste të
sërishme mbetet që të bëhet  mbledhja e anëtarëve të Bordit për të vendosur se kush do
të jetë në të ardhmen  Rektor i UEJL-së.


1. Pse vendosët të konkurroni për rektor?


Konkurimi im pati për qëllim që të begatoj në rradh të parë procesin demokratik në
institucionin e quajtur Universiteti i Evropës Jug-Lindore; për të cilin opinioni e njeh si një
institucion “ privat-publik” i themeluar nga viti 2001 me pretekst të veçantë për arsimimin
e lartë   të shqiptarëve në Maqedoni dhe  rajon gjithnjë me mësim në gjuhën shqipe.

Ky dedikim, që aso kohe u themelua në Tetovë ishte një shembull i mirë për të gjithë
opinionin arsimdashës dhe u krijua me fondacione të përbashkëta disa shteteve të
Evropës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuar të Amerikës nga Komisari i lartë  
asokohe i OSBE-së i njohur me emrin  Maks Va Der Shtul.  Edhe sot, në qarqe të
ndryshme ky Universitet njihet me nofkën Universiteti i Shtulit.  Ky ogur i mirë u themelua
në periferi të Tetovës  në një sipërfaqe prej 34 hektarësh dhe u investuan  afro 65.milion
euro, në një kopsht mollësh ,që sot është një copë evropë ku zhvillohet mësim
bashkëkohor në tri cikle të arsimit të lartë; Bachelor, Master dhe Shkollë Doktorale.
Ky shembull i mirë edhe sot e kësaj dite është një parametër  i krahasueshëm me shumë
universitete bashkëkohore private që janë themeluar në vitet e demokracisë në evropë
me qëllim të ngitjes së cilësisë dhe arsimit të lartë sipëror. Disa vite rrjesht ky  institucion
pati një gamë suksesesh dhe një përzgjedhje elite e cila kohët e fundit po e humbet
kuptimin.  Kjo ndodh për vetë faktin që vitet e fundit vazhdimisht vjen duke rënë numri i
studentëve që regjistrohen dhe njëkohësisht mungon kapaciteti i studentëve  gjegjësisht
nxënësve të shkëlqyeshëm që janë gjithnjë e më pak të pranishëm në dyert e këtij
universiteti.
Arsye tjetër është se vazhdon të mos jetë  prania e kuadrove elitë të cilët ishin
mësimdhënës  me përvojë para ca vitesh. Kapacitetet e shumta të shtëpive të
studentëve dhe kapacitetet e tjera ekonomike ( infrastruktura e brendshme e qytezës
universitare ) mbetet  edhe më tej më pak se 50% e shfrytëzuar si rezultat i menaxhimit
joefikas për të cilin mendoj se ende ka hapsirë për tu përmirësuar .
Kostoja e lartë e taksave të studentëve si dhe mungesa e një selektimi pozitive për  
pranimin e studentëve mbeten edhe më tutje sfidë për Universitetin  e Evropës Jug-
Lindore. Këto në pika të shkurta ishin arsyet që unë mora vednim të jem kandidat i
mundshëm për rektor. Në një farë mëmyre kujtoj që kam begatuar procesin demokratik i
cili në vija të holla mund të rifiguronte si një monizëm i kohëve të shkuara.

2.        Po a u krijuan kushte që kjo të mos ishte ashtu.. ?

Për fat të keq jo! Jo vetëm  që nuk u krijuan kushte por përkundrazi procesi të lente
përshtypjen e një konkursi  të bërë nën hije që aspak nuk i ngjasonte  një institucioni me
themele demokratike, dhe me shpirt human për të cilin edhe ishte themeluar. Sidoqoftë,
kam bindjen që kam thyer tabu-temën e një zinxhiri që më shumë se kaq len përshtypje
interesash grupore e jo kolektive!

3.        Mendoni se UEJL ka nevojë për ndryshime rrënjësore?

Gjithsesi që ka shumë hapsirë për të bërë ndryshime. Bile  edhe ndryshime rrënjësore.
Arsyet janë të shumta dhe unë shpresoj dhe jam i bindur që kam kapacitete intelektuale
dhe profesionale për ta menaxhuar këtë institucion ashtu siç është më së miri. Vazhdoj të
mbaj bindjen se me punë dhe përkushtim më serioz, gjërat mund të ndryshojnë për së
mbari.  Unë e kam të qartë se sot çka kërkon dhe sa është kapaciteti i ekonomisë së
tregut në RM. E di poashtu se një menaxhim i mirë kërkon jo vetëm firmosje kontratash
formale në letër por edhe menaxhim me shumë struktura të nevojshme e relevante të
kapaciteteve shoqërore e privatenë vend. Jam shumë i bindur se me një dhe dy
kapacitete me të cilat është bërë kontrata formale, nuk i ndihmohet as studentëve e as
nuk ngritet imazhi i të pesë fakulteteve në kuadër të UEJL-së. Në këtë drejtim lypset më
shumë.
Shpresoj se ka mundësi kjo punë të menaxhohet më ndryshe duke i vënë në funksion të
plotë kapacitetet intelektuale dhe afinitetet e mirëfillta të studentëve me cilësi për të
pushtuar edhe tregun më të gjerë jo vetëm në vend por edhe në rajon edhe më gjerë.
Për këte kam vizion shumë të qartë dhe ma mer mendja se si mund të arrihet. Kam pasur
rast edhe më herët  të udhëheq dy institucione relevante arsimore dhe kam arritur
sukses maksimal. Jam shumë optimist se edhe në këtë rast mund të ndihmoj shumë nëse
më jepet mundësia.


4.        Si e vlerësoni punën e deritanishme të kundër-kandidatit tuaj, gjegjësisht
z.Dika?

Më pak do të doja të flas për pyetjen që më parashtroni. Por meqë po më shtroni këtë
pyetje do them shkurt dy fjalë:
Profesor Zamir Dika është një kuadër ambicioz dhe pati rastin të jetë që nga themelimi
njëri ndër kuadrot më të ri i cili pati dy herë postin e zv/ rektorit dhe tani rektor i
universitetit katër vitet e fundit.
Në letër kemi të shkruara shumë gjëra të mira e pozitive, në praktikë të bëra shumë pak!
Përvoja e tij duhet të jepte më shumë rezultate në sferën e menaxhimit. Kujtoj që do të
ishte më mirë që të vinte në funksion së paku gjysmën e atyre gjërave që i kemi lexuar
në letër. Përvoja ime në rastin konkret dallon nga e tija sepse unë fillimin dhe vijimn e
kam të shkallëshkallshëm në procesin arsimor –edukativ
Kamë shumë mundësi të ndihmoj në menaxhimin e resurseve arsimore pas trajnimeve të
bëra me përkushtim në Londër, Paris dhe Rimini (Itali) për të cilat nuk më është dhënë
rasti t,i vë  në praktik!


5.        Mendoni se arsimi i lartë në Maqedoni ka mungesë të kuadrove
kualitative?

Universitetet me mësim në gjuhën shqipe në RM, janë relativisht me një përvojë të
shkurtur. Është e vërtetë se për kaq kohë është e pamundur të kishim më shumë se kaq
rezultate. Unë dhe shumëkush jemi të vetëdijshëm se punët e mëdha dhe kualitative
kërkojnë  mund, kohë dhe sakrifica. Kuadrot e  tanishme shqiptare në një masë të
madhe këte janë edhe duke e bërë; hiq këtu ca elemente turbulluese që në këto dy
institucione kanë ardhur në prizmin e nepotizmit dhe familjarizmit të theksuar që ulin
shumë poshtë imazhin e vet  universitetit. Kjo çështje pas kaq kohësh do të duhej  
reviduar  me një strategji e cila do të përmbante cilësi dhe vetëm cilësi. Ne sot kemi
nevojë për kualitet nga se kuantitet kemi mjaft! Besoj se ka shumë mundësi që kuadrot e
reja me vlerat e tyre cilësore do të jenë i vetmi mekanizëm që do të zëvendësonin me
përparësi duke sjell edhe trurin intelegjent i cili në një farë forme largohet nga vendi
sepse; fatkeqësisht  vendin e tyre e zënë kuasikuadrot që kanë linqet e tyre të shumta
dhe pa meritë vehen në vende të rëndësishme , që të len përshtypjen e një politike
kadrovike që nuk ka shpresë. Kjo shumë keq  ndikon edhe tek opinioni i cili në një
mënyrë i ka ende të freskëta abuzimet e kësaj natyre. Kjo është një nga komponentet që
në vend që të shtohet numri i regjistrimit të studentëve, për fat të keq,numrat na dalin,
pak e më pak.  Edhe për këtë kam një çelës shumë praktik se si mund të zgjidhet!   

6.        Edhe pse shumica e të rinjve kryejnë madje dhe magjistratura mbeten të
papunë, ku është problemi sipas jush?

Në kuadër të Universitetit të Evropës Jug-Lindore, ekziston Qendra e  Zhvillimit të
Karieres! Këte për fat të mirë e kemi të zgjidhur më mirë se kushdo tjetër.  Përmes kësaj
qendre vendoset linku, që më së lehti studentët e  cikleve të ndryshme  të vijnë deri tek
vendi i punës. Mirëpo, fatkeqësisht  kapacitetet ekonomike dhe institucionet tjera
relevante janë të pakta për t,i thithur apo pranuar kuadrot që dalin me shumicë edhe nga
institucione të tjera; hiq këtu edhe format abuzive të cilat nuk  janë të pakta në shumë
institucione shtetërore për selektim pozitiv të kuadrove.
UEJL-ja këtë formë e ka menaxhuar më së miri duke krijuar edhe marrëdhënie
bashkëpunimi për pranimin e kuadrove të tilla ( me cilësi më të lartë) edhe nga
marrëveshjet me ndërrmaje private-publike por edhe me institucione relevante
shtetërore.  Kjo që të jemi korrekt është me shumë përkushtim , por  në këtë drejtim janë
hasur edhe vështirësi nga vetë institucionet të cilat për fat të keq janë të politizuara
tejmase. Kjo edhe për vetë faktin që, edhe vlerësimi i Shangait  cilësinë dhe kualitetet e
UEJL-së e  radhiti në vendit e dytë, sadoqë ishin shumë të vetëdijshëm  që ky universitet
duhej të ishte në vendin e parë. Kjo u bë me qëllim që universiteti  “Kirili dhe Metodi”
edhepse sipas këtyre kritereve dihej ku e ka vendin përsëri u radhit me pa të drejtë  në
vendin e parë.



7.Mesazhi juaj për studentët e Maqedonisë?

Studentët në RM kanë një shanse të mirë që të regjistrohen në UEJL.Ky universitet u
mundëson jo vetëm kushte ideale për mësim dhe edukim por edhe cilësi dhe kualitet
bashkëkohor në mësimdhënie. Kuadrot aktuale ( me përjashtime), kanë kapacitete të
mjaftueshme që studentëve t,u japin dije dhe t,i përgatisin për profesionin  e tyre jo
vetëm në suaza të rajonit të ngushtë por edhe më gjerë. Unë do tu sugjeroja që në një të
ardhme, nëse shikojmë me vizion më të qartë do të kenë hapsirë që afinitetet e tyre ti
demonstrojnë edhe në institucionet tjera relevante me cilësi dhe kualitet. Shpresojmë në
të ardhmen  që  200 studentët e ardhshëm me sukses  super të shkëlqyeshëm , të jenë
pjesë e këtij institucioni dhe të regjistrohen me kuota- pagesash minimale përmes
sistemit kreditor;  me
Ç, rast do të ngremë edhe cilësinë e studimit por edhe  do të risim  peshën dhe vetë
imazhin e universitetit. Kjo natyrisht  se kërkon edhe punë edhe angazhim maksimal për
të rikthyer kapacitetin e besueshmërinë së  viteve të mëparshme. Edhe për këtë  është
gati plani strategjik, por  pret që të hapen dyert  për një  hap të guximshëm, që duhet  t,a
bëj  Bordi i universitetit!

Me respekt,                                                                       Prof. dr. Zeqir Kadriu
Intervista
Dr. Zeqir Kadriu:
UEJL -ka nevojë për një
menaxhim më të mirë