SHIPKOVICAWEB
  • Nuk ka dyshim se zbulimi më atraktiv arkeologjik në Pollog është një
    varr i murosur që nga arkaizmi i vonshëm,që u zbulua në Tetovë
    para një shekulli, kurse sendet e gjetura,gjegjësisht matreriali i saj(tij)
    u shit në Carigrad.(mbetet detyrë e gjeneratave të zbulohen arkivat
    ose muzeumet ? e Carigradit)
  • Përherë të dytë u zbulua(gërmua)në 1933 ku në mënyrë
    profesionale jepen detaje rreth varit.
  • Do të përmendim vetëm disa të dhëna si:
  • Vari ka formë katërkëndëshi,ka madhësi 5,31x3,51 metra dhe është i
    lartë 1,85 m (pa qemer-kuben) i ndërtuar me gur të mëdhej e të
    përpunuar me mjeshtri të lartë,ku ngjitja mes tyre mezi se shihet-
    dallohet.

KALAJA E HISARIT-NË TEQE TË SHIPKOVICËS- TETOVË

  • Lokaliteti shtrihet i tërhjekur në masivin e Malit Sharr,në luginën e
    ngusht të lumit Artat (pena-shkuma),2.5 km në veri-perendim të
    qytetit të Tetovës

  • .Është i përqendruar me një ngritje të vogël shpatijesh dhe
    shkëmbish guror,nga lartë e rafshët dhe i anuar kah jugu.
  • Nga lindja dhe veri-lindja tereni edhe më gëryhet në lumin Artat,nga
    ana jugore shpatijet zbresin përgjat luginës lumore.pjesa
    perendimore gjegjësisht pjesa ballore e Hisarit paraqitet me shkembij
    të shpërndarë dhe të çara të drejta,prerje vertikale të cilat lëshohen-
    bien deri 30m në një bazen para hyrjes.
  • Bazeni ka një bazë të refshtë,dhe mjaft të gjërë e cila thuajse e
    ndanë Kalanë nga pjesët më të larta në perendim të Kalasë.Platoa e
    Hisarit është e përfshirë me një trasë dhe mur të fortë mbrojtës .Sot
    në sipërfaqe shifen parasëgjithash themelet e vona antike.
  • Në pjesën ballore muret më të vjetra janë gërmuar,me gërmime të
    egra ,janë hudhë dhe janë shkatru blloqe të mëdha prej guri.
  • Këto me të drejt janë të përbërë nga bigori,të cilat pa dyshim datojn
    pas shekullit IV-III para erës sonë.
  • Figura dhe shkallë të ngjajshme në këto shkëmbinj ka zbuluar edhe
    Rasdijçiq. Hapësira e Kalas e cila është e përfshir me mure, ka një
    formë të trekëndëshit të pa regullt me madhësi 180-130m menjë
    sipërfaqe deri një hektar. Kjo është sipërfaqja e qytezës.
  • Vendi është anuar ka jugu dhe i mbrojtur nga ernat e forta malore .
    Nga zbulimet janë veçuar keramikat të shkëlqyera që nga koha
    pararomake,e cila më së shumti është nxjerë nga shtresat e
    poshtëme të ballit-pjesës perendimore.
Asnjë lokalitet tjetër si ky në mënyrë më të egër nuk është gërmuar.
  • Rëndësia e Qytetit të Hisarit vjen sigurisht nga rruga e vjetër via-
    egnatia(ehaeijatl) që përshkon mali Sharr i cili kalon afër këti
    lokaliteti.

  • LUFTA E ROMAKËVE PËR PUSHTIMIN E POLLOGUT-
    HISARIT

  • Bagazhi historik i këtyre shekujve shumë pak na ështe i njohur.

  • Në këto troje kanë jetuar fiset Ilire si: Penestët të cilët në shekullin e
    III dhe II- të p e s kan pranuar dominimin e mbretërve në Shkodër,
    ndoshta që të mbrohen nga luftat me fqinjët,gjegjësisht Dardanët në
    trojet e sotme të Kosovbës e Maqedonisë.
  •    Nga viti 200 dhe 197 të kohës së vjetër,romakët udhëhoqën luftën
    e dytë në Maqedoni,që atëherë dëgjojmë diçka për këto anë.Para se
    ta fillojnë luftën e  III të në Maqedoni dhe përgjithmonë ta nënshtrojnë
    Iliridën,Romakët vendosën ushtrin e tyre në disa qytete të Penestëve
    dhe Desaretëve.
  • Penestët dhe Desaretët në atë kohë ishin gjysëm të varur nga shteti
    Ilir dhe në lindje me Romën. Nga ana tjetër mbreti i Maqedonisë
    Persej pregatitej për luft. Të parët për tu sulmuar ishin Penestët dhe
    Desaretët si aleat të romakëve. Nga historiani Tit Livie do të
    prezantojmë disa të dhëna interesante dhe ndoshta të vetma gjatë
    këtyre shekujve për Pollogun.
  •   Në dimër të shekullit 169 koha e vjetër,nëpër borë dhe të madh,
    Persej me një ushtri të madhe prej 10,000 këmbësorësh,2000 leht të
    armatosur dhe 500 kalorës (me kuaj) u nis drejt Penestëve. Të parën
    e sulmoi dhe e pushtoi Yskanën (Kërçova e sotme) të mbrojtur
    atëherë nga legit Ilire dhe Romake. Robërit e Yskanës dhe Ilirët i
    stërshiti dhe përsëri u kthye në tokën e Penestëve për ta pushtuar
    qytetin Oenej i cili jo vetëm që kishte një pozit të rëndësishme por
    afër tij kalonte rruga për në tokat Labe (tokat e Kosovës dhe
    Shkodrës) ku qeveriste mbreti Genc...
  •  Kur iu afrua Oenejt,kuptoi se pa një rethim me ushtri të fortë dhe
    nuk do të mund ta pushtonte,nga që qyteti ishte i rethuar me mure të
    forta,Përveç kësaj nga një anë e rethonte lumi,me emrin Artat (pena),
    kurse ana tjetër malet shumë të larta dhe vështirë të kalueshme.
  • Kjo qytetarëve u jepte një shpresë të madhe për qëndresë. Persej
    ngriti llogore rreth qytetit dhe më vonë filloi të mbush për rreth tij që ti
    arinte-ti kalonte muret e larta reth qytetit. Deri sa mbushej rreth
    mureve,qytetarët nga luftat e shpeshta me vetmohim mbronin qytetin
    e tyre dhe i pengonin forcat e okupatorit.
  • Nga ngjarjet dhe luftat e shumta ranë shumë viktima ,por edhe ata që
    kishin mbetur ishin të raskapitur nga rezistencat e përditëshme dhe
    plagët që kishin marë.
  • Kur mbushja ariti lartësin e mureve,atëhert ushtrija e Persejt u sulën
    në të,në të njejtën kohë edhe përmes shkallëve të gjata me ofanzive
    nga të gjitha anët.
  •  Të gjith të riturit u vranë,grat dhe fëmijët i mbajti nën rroje,kurse
    shum vajza të tjera ua la si shpërblim ushtarëve.
  • Edhe Nikola Vuliq duke e interpretuar këtë ngjarje ,me të drejt
    Oenejin e locoi afër Tetovës. Gjithsesi shumë e sigurt është se
    Oenei ishte Hisari afër lumit Artat (Pena) afër të cilit kalonte ruga më
    e shkurtë Skard (Sharr) për në tokën e Labëve dhe Shkodrës.
  •         Në vazhdim të këtyre ngjarjeve,Livie Pollogun e quajti ILIRIA E
    SHKATRUAR. Ushtria e Perseit qëllimisht e shkatroi këtë rajon,që tua
    bëjë të pa mundur depërtimin  e Dardanëve përmes Pollogut për në
    Ilirid dhe Maqedoni. Ndoshta kjo është edhe arsyeja që gjat II-III
    shekujsh,thuajse nuk janë gjetur gjurmë arkeologjike në këto vise.
PUNËTORËT SHKENCORË SHIPKOVICAS PO NXJERRIN NË DRITË TË KALUARËN E HISTORIKE TË SHIPKOVICËS
Artikull shkencor- nga Gjeografi  XHEVXHET AHMETI
Shtigjeve të zbulimeve shkencore
Zbulime nga antika e hershme
Studimet vazhdojnë
PROMOVIMI I I LIBRIT TË RI GJEOGRAFIKO SHKENCORË TË Zt. Xh. AHMETI