SHIPKOVICAWEB
turizmi në rajonin e malit sharr
Në kodrën e Diellit është promovuar studimi i ministrisë së ekonomisë për
turizmin në malin e Sharrit. Gjithashtu është njoftuar se së shpejti do paraqitet
në qeveri edhe projekti për shpalljen e kësaj zone si park kombëtar.

“Nga konkluzionet e përgjithshme mund të ndaj tri momente që janë me
rëndësi edhe atë, është zhvillimi i Sharrit në aspekt të turizmit dimërorë,
gjegjësisht qendra e skiimit Kodra e Diellit, të kemi investitor strategjik që
mundë të zhvillojë këtë zonë.

Pika e dytë është bashkëpunimi ndërkufitarë me qëllim shfrytëzimi si mundësi
rajonale e turizmit dhe e treta është shpallja e zonës së Sharrit si park
nacional, e të gjitha këto me të njëjtin prioritet”, deklaroi Fatmir Besimi,
ministër i Ekonomisë.

“Më vjen mirë që në të gjithë aspektet ku qasje ky studim si kusht i parë vihet
nevoja për shpallje të një zone të mbrojtur për të zbatuar të gjithë politikat dhe
projektet e parapara”, u shpreh Nexhati Jakupi, ministër i Ekologjisë.

Sipas studimit të realizuar nga qendra EPI me disa investime mund të
aktivizohet edhe turizmi rural, alpinizmi, etj. “Nëse bëhet grumbullimi i
burimeve njerëzore të financave dhe të bëhet koordinimi i aktiviteteve që
bëhen në planin kombëtar për rritjen dhe promovimi e turizmit në nivel
ndërkombëtarë dhe me aktivitetet që zhvillohet në nivelin lokal mund vërtet ti
kthehet shkëlqimi kodrës së diellit si një qendër rajonale për turizëm malor”,
tha Lubomir Dimovski, drejtor i qendrës për studime EPI. Studimi i sotëm,
erdhi pas konkluzioneve të arritura para nëntë muajsh, në takimin Dialogët e
Sharrit, i cili synohet të bëhet tradicional.

FJALIMI I ZV/KRYETARIT TE QEVERISE ABDILAQIM ADEMI ME RASTIN E
MBAJTJES SE STUDIMIT PER TURIZMIN NE MALIN SHARR


Më paraqet kënaqësi të vecantë që sot jam pjesë e prezantimit të Studimit për
zhvillim të turizmit në rajonin e Malit Sharr,  sic edhe isha pjesë e lindjes së
kësaj iniciative – moment në të cilin na përkujtoi ministri Besimi.

Më lejoni ti kushtoj vëmendje rëndësisë së këtij dokumenti të cilin e
promovuam, parimisht nga aspekti i zhvillimit të turizmit, por edhe më gjërë,
nga aspekti i zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të rajonit, sepse Studimi
paraqet kornizë me projekte dhe aktivitete të cilat do të mundësojnë zhvillim të
turizmit në rajonin e Malit Sharr, duke kontribuar për promovimin, zhvillimin
dhe ruajtjen e atrakcioneve rajonale natyrore dhe kulturore, afërimin e
njerëzve të rajonit dhe përmirësim të kualitetit të jetës të popullatës vendase.

Kënaqësi të vecantë më paraqet që në përgaditjen e e studimit plotësisht
ishin të përfshir të gjitha subjektet që kanë treguar interes për zhvillim të
turizmit në rajonin e Malit Sharr, me cka rol qendror në këtë proces kompleks
ka pasur Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, a drejtpërsëdrejti
kanë qenë të kycura pesë komunat e rajonit të Malit Sharr: Tetova,
Jegunovca, Tearca, Bogovinja dhe Vrapcishti. Me atë, nga secila komunë
ishin nominuar përfaqësuaes të komunave, nga OJQ, entitetet turistike,
malore dhe shoqatat sportive, organizatat e grave dhe organizata rinore.
Dmth studimi doli nga idet dhe nevojat e atyre që më së shumti u nevojitet
dhe të cilët më së shumti do ti ndiejnë efektet e realizimit të aktiviteteve  të
parapara me të.

Duke marrë parasysh analizat qe i jep plani akcional dhe projektet në të, ky
studim do të kontribon për zhvillim të plotë ekonomik të rajonit.  Konform   
zbulimeve dhe nevojës për gjetje të partnerit strategjik  që do të menaxhon
procesin dhe do të tërheqë investitor të ri në rajon, ajo don të thotë hapje të
vendeve të reja të punës, me cka do të mundësohet edhe angazhimi i
kuadrove të reja profesionale që dalin nga dy universitetet – Universiteti
shtetëror I Tetovës dhe UEJL.

Gjithsesi, gjallërimi i rajonit si destinacion turistik atraktiv dhe i njohur do të
thotë edhe pasurim të aktiviteteve afariste të subjekteve afariste ekzistuese
në rajon, si aktivimi i veprimtarive te reja, a me atë edhe krijim të
sipërmarrësve të ri.  Nga aspekti i zejtarisë ofrohen mundësi te reja. Zhvillimi i
turizmit, përkatësisht hyrja e numrit sa më të madh të turistëve  të huaj në
rajonin e Malit Sharr do të thotë edhe kthim i disa zejeve të vjetra, gjallërim të
traditës, më të cilën mund të lëvdërohen rajoni i Malit Sharr dhe i Pollogut.

Efektet duhet të shihen nga aspekti i ngritjes së standardit jetësor të
popullatës, shkëmbim të përvojava, trajnim për aktivitete specifike, ku në vend
të parë është veprimtaria turistike – hotelierike, si dhe bashkëpunimi afarist.
Theks të vecant dua të vë në mundësitë për partneritet publik – privat, të
shtetit me sektorin privat, si mënyrë moderne e finansimit, qëllimi i të cilit është
mobilizimi i kapitalit privat më të cilin do të mundësohet rritje të investimeve
dhe zvoglim të harxhimeve.

Këtu dua ti përmend edhe mundësitë për bashkëpunim ndërkufitar , me
Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës, me cka do të hapet
mundësi për të aplikuar me projekte të përbashkëta për shfrytëzim të mjeteve
nga fondet evropiane të parapara për këtë.

Gjithë këtë që e përmenda, do të pajtoheni se do të ndikon në gjendjen
ekonomike në rajon, që tash numëron më tepër se 300.000 banorë dhe
karakterizohet me bruto prodhim në banorë me 47,5% mesatarisht,
përkatëisht 1400 € në banorë, në krahasim me Maqedoninë ku është 3000 €
në banorë në nivel vjetor. Realizimi i aktiviteteve të parapara do të mundëson
që rajoni i Malit Sharr dhe i Pollogut të përmirësojnë pozitën e vet nga aspekti
i turizmit, por edhe në pjesën e zhvillimit ekonomik në përgjithësi.

Pastaj, e domosdoshme do të jetë që në të ardhmen të ekziston koordinim të
plotë në nivel lokal, rajonal dhe qendror,  siq kishim edhe gjatë përgaditjes së
këtij studimi – në mes institucioneve, shoqatave, vetëqeverisjes lokale, ojq,
subjekteve afariste, universiteteve. Qendra për zhvillim të rajonit do të ketë
funksion kyc koordinues në pjesën e planifikimit, implementimit dhe
udhëheqjes praktike të zhvillimit ekonomik rajonal, a me atë edhe të turizmit.

Nga zemra dëshiroj që projektet e planifikuara së shpejti të marrin vizualizim,
të realizohen në kornizat e parapara kohore, dhe nga ato të gjithë do të kemi
benefit.



                     Artikulli i marrur nga faqja e BDI-së
                     
STUDIM PER TURIZMIN NE MALIN SHARR
                     të datës 06/06/2010
SHPRESA PËR RINGJALLJE TË EKONOMISË SHARRJANE
www.SHIPKOVICAWEB.com