SHIPKOVICAWEB
HISTORIKU I SHKOLLËS
FILLORE “REXHEP VOKA”
Shënime nga Drejtori i shkollës fillore "REXHEP VOKA"
Zt. SABIT UZAIRI

Shkolla e Shipkovicës fillet e saj i ka
qysh në vitin 1917 ku aktivitetet shkollore janë
realizuar në kuadër të xhamisë së fshatit,
por për fat të keq në gjuhë të huaj.
Godina shkollore për herë të parë
është ngritur në vitin 1933, ku mësimet
realizohen deri në klasën e katërt.Me dekretin
nr.340 të datës 20 Nëntor të vitit 1941, nga
Ministria e arsimit e asaj kohe nxënësit
obligohen që të ndjekin edhe klasën e pestë
të shkollimit fillorë sipas rregullimit shkollor
shqiptar.Për të organizuar shërbimet në
shkollën fillore “Rexhep Voka” të Shipkovicës
autorizohet Murteza Kadzadei i cili ishte edhe
themeluesi i kësaj shkolle.Mirëpo me hapjen
e dy shkollave fillore në Tetovë ai transferohet
atje kurse në Shipkovicë për mësues vjen
Mehmet Karadaku e pas tij Dhimitër Shuli.Në
këtë periudhë numri i nxënësve ishte diku
prej 34 deri 70, pa asnjë femër.
Në periudhën mes viteve 1946 dhe
1960 shkolla vazhdon të funksionojë si
shkollë katërvjeçare edhe pse numri i
nxënësve sistematikisht rritej.Në këtë
periudhë aktivitetet edukativo-arsimore i kanë
realizuar:Xheladin Gjura, Hashim Reka,
Luçie Sereçi, Rizah Elmazi, Xhemil Sherifi,
Naim Hasani, Bajram Pasholli etj.
Gjatë zhvillimit të saj në shkollën e
Shipkovicës kemi rritje drasike të numrit të
nxënësve, është periudha e viteve
gjashtëdhjeta dhe tetëdhjeta, ku shkolla
shndërrohet në shkollë tetëvjeçare, godina
shkollore është e vogël për t`i pranuar të
gjithë nxënësit dhe me vetëkontribut të
banorëve, shkollës së vjetër i shtohet edhe
një pjesë e re.Në këtë kohë si arsimtarë
kanë punuar Shaban Rushani, Rustem
Kamberi, Nexhmedin Neziri, Mehaz Abdyli,
Zija Jahishi etj.Në këtë periudhë shkollës i
ndrohet edhe emri prej “Rexhep Voka”, në
“Jeta e re”.
Shkolla e Shipkovicës dalngadalë
por me hapa të sigurtë realizon misionin
e saj, edukimin dhe arsimimin e brezave
të rrinj.Por gjatë zhvillimit të saj ajo ka
pasur edhe periudha të vështira të cilat të
punësuarit e kësaj, shkolle me sukses i
kanë tejkaluar. Këtu meritojnë të
përmenden vitet e nëntëdhjeta kur
shoqëria fillon të demokratizohet, shkolla
e Shipkovicës përjeton periudhën më të
vështirë të zhvillimit të saj. Shkolla e
Shipkovicës ndër shkollat e para të rajonit
të Tetovës, kërkoi që administrata të
mbahet vetëm në gjuhën shqipe. Si
rezultat i kësaj shkolla do të goditet, ku
orca të mëdha policore e rrethojnë
shkollën, intervenojnë dhunshëm,
thyejnë zyrën e arsimtarëve, me vete
marrin ditarët e klasëve dhe materiale
tjera shkollore, vetëm e vetëm se ato ishin
në gjuhën shqipe.Si rezultat i kësaj,
shkolla dhe të punësuarit do të dënohen
me shuma të mëdha të hollash, nga kjo
nuk u kursyen edhe nxënësit.Mirëpo falë
mençurisë, urtësisë dhe vetëdijes së lartë
të të punësuarve dhe banorëve të
Shipkovicës shkolla e tejkaloi edhe këtë
sfidë por gjurmët që la kjo periudhe kurrë
nuk do të shlyhen. Në këtë kohë shkollës
do t`i kthehet emri i vjetër “ Rexhep Voka
“, të cilin e mban edhe në ditët e sotme.
Të gjitha këto sfida sikur ishin
edhe shtytje për të punësuarit dhe
nxënësit e kësaj shkolle duke shtuar
elanin për punë dhe arritje të sukseseve
më të mëdha, si në aktivitetet mësimore,
poashtu edhe në ato
jashtëmësimore.Vlen të përmenden
aktivitetet e nxënësve në kuadër të SHKA
“Rexhep Voka” dhe pjesëmarrja e tyre në
manifestime që organizoheshin në nivele
të ndryshme në fshat dhe më gjerë.
Sfidave nëpër të cilat kaloi shkolla
dalëngadalë thuajse nuk mund t`i
përballonte edhe objekti i cili tani më jo
që ishte i vogël për nxënësit por edhe i
amortizuar.Kështu në vitin 1997
ndërtohet objekti i ri i cili do ti plotëson
nevojat elementare për mësim
bashkëkohor.Ndërtimi i objektit sikur ishte
parapërgatitje për periudhën që pason, viti
1999, ngjarjet në Kosovë, represioni sërb
mbi popullatën e Kosovës do t`i detyrojë
shumë familje të lëshojnë vatrat
e tyre dhe të gjejnë strehim në
Shipkovicë.Kështu shkolla e
Shipkovicës u bë çerdhe e rreth
170 nxënësve nga vise të
ndryshme të Kosovës, të cilët u pritën mjaftë
ngrohtë nga nxënësit dhe të punësuarit
tjerë.Kurse ndarja me këto nxënës ka qenë
mjaftë e vështirë dhe e papërshkruar.
Aktivitetet në shkollën e Shipkovicës
nuk ndërpriten me këtë, pasi shkolla ka qenë
qendër e aktiviteteve të shumta që u
realizuan në periudhën më të lavdishme të
shqiptarëve të Maqedonisë, luftën e UÇKsë,
të vitit 2001.Në lokalet e kësaj shkolle
janë realizuar takime të rëndësishme mes
përfaqësuesve të UÇK-së dhe atyre të
NATO-s, OSBE-së, Bashkimit Europian etj.
Shkolla e Shipkovicës sot në kohën
e zhvillimit të madh të shkencës teknikës
dhe teknologjisë ndodhet në hap me kohën
dhe me sukses i përcjell dhe inkorporon të
gjitha ndryshimet që sjell koha, duke
aplikuar mësimin bashkëkohor, me të
vetmin qëllim të realizojë misionin e saj të
shenjtë, edukimin dhe arsimin e brezave të
rinj, pasi kjo shkollë mund të krenohet me
kuadrin që ka nxjerrë, sepse kuadër të kësaj
shkolle sot mund të gjenden gati në të gjtiha
institucionet e shtetit.Kjo na jep kurajo që
edhe më tepër të angazhohemi pasi e
ardhmja varet pikërisht nga ne.
Të endurit matet me kut, lëndët me okë
dhe koha me ngjarje.Këto ngjarje do të jenë
udhërëfyes për gjeneratat e ardhme.Nuk ka punë
më të vleshme dhe më të kënaqshme se sa puna
që bënë dhe bëjnë arsimdashësit e shkollës
tonë.
Për faqen "Shipkovicaweb" ju shkruan Drejtori i
shkollës Zt.Sabit Uzairi,
r