SHIPKOVICAWEB
FAQE E POSAÇME PËR SHËRBIME FETARE TË SHIPKOVICËS
ZENDEL Ef. XHEZAIRI


Disa të dhëna për dy xhamijtë e f.Shipkovicë

Sipas të dhënave arhivore xhamija e epërme është xhamija e parë në fshat
dhe është ndërtuar në vitin 1789, kurse është rindërtuar në vitin 1968.

Xhamija e poshtme e fshatit është ndërtuar në vitin 1923 dhe është rindërtu
në vitin 1968.
Sipas të dhënave gojore imami I parë I xhamisë së eperme ka qenë prej
Prizreni, në atë kohë namazi I xhumasë është falur në këtë xhamij edhe nga
fshatarët e Shipkovicës dhe të Sellcës .

Imami I dytë ka qenë Islam Hoxha prej Shipkovice I cili e ka vene I pari
mbulesën(Havalen) te gratë. Pas Islam Hoxhës, imam ka qenë Molla Xhela I
cili ka pasur te kryer shkollën në Stamboll, dhe kanë qenë me Rexhep ef.
Vokën nip e dajë .

Molla Xhela në kohën ë Turqisë ka qenë edhe ofiqar , kurse në kohën e
Mbretërisë Jugosllave ka qenë imam shtetëror. Detyrën e imamit e ka kryer
deri në vitin 1920 kur e zëvendëson nipi I tij Haxhi Muhamet efendiu. Pas këtij
imam me dekret  në vitin 1967 emërohet Molla Hazir Haziri I cili shërbeu deri
në pension në vitin 1992. Nga ai vit imam në fshat është Zendel ef. Xhezairi I
cili ka kryer Medresenë në Sarajevë në vitin 1983 dhe Fakultetin  e
Shkencave Islame në Sarajevë në vitin 1987.

Në xhaminë e poshtme imam I parë ka qenë Mulla Uza , familja e të cilit e ka
lënë vendin për xhamijë. Pas tij ka qenë Molla Sula dhe Molla Zeqiri , kurse në
vitin 1967 me dekret emërohet  Molla Baftjar Jahja I cili ka shërbyer deri në
vitin 1998 kur edhe ka ndruar jetë.

Nga viti 1999 deri në vitin 2002 ka qenë imam Muhamet ef. Ismaili nga fshati
Veshallë, kurse nga viti 2003 deri në vitin 2008 ka qenë imam Ibrahim ef. Aliu
nga f.Brodec , kurse ne vitin 2009 imam emërohet Fikret ef. Memedi I cili ka të
kryer Medresenë në Shkup
Për Shipkovicaweb shkruan
Zendel Ef. Xhezairi