SHIPKOVICAWEB
POLITIKA
BDI
Kjo faqe ësht. e dedikuar thjeshtë për banorët e
Shipkovicës të cilët janë të orientuar ne parti të
ndryshme politike dhe do mbetet besnike dhe e
determinuar për plotsimin e nevojave të vendasve
për ta thënë realitetin politik.
Ne parashohim që kohë pas kohe të botojmë
artikuj të të gjithë ngjyrave partiake si dhe fjalën  që
del nga zemra e popullit të kësaj ane.
Prandaj ju bëjmë thirje të gjithë atyre që merren
me politik ti dërgojnë artikujt e shkruar, dhe të
japin expresionet e tyre politike duke mos cënuar ,
ose ofenduar të drejtën e orientimit politik
individual.
Urdhëroni dhe tregoni traditën politike
Shipkovicase.
Ne e dimë që çdo anë e rrethinës së Tetovës njifet
me specialitetet e veta të veçanta,
Kurse Shipkovica nder shekuj ka patur një traditë
të rrallë për politikë. dhe specialiteti i kësaj ane ka
qenë dhe do mbetet Politika .
Periudha momentale e kësaj dekadës së fundit
disi është paraqitur pak më jashtë binarëve të
realitetit dhe të vërtetës që duhet të ketë politika e
vërtetë,
Prandaj në këto faqe presim që të na dërgoni
shkoqitje politike vërtet shkencore dhe në interes
të popullatës dhe kombit.
SHIPKOVICAWEB JU SJELL GJITHMONË REALITETIN POLITIK
Politika
RDK















Te dashur miq, nenshkrues te Listes per Shqiperi Natyrale, mbeshtetes te saj apo dashamires.


Qellimi jone eshte i qarte qysh ne titull, ne kerkojme dhe do te kerkojme bashkimin e trojeve shqiptare me mjete
demokratike. Ne duam te zhdukim dhe do ta zhdukim artificialitetin unikal ne mbare kontinentin, qe nje komb siç eshte
Kombi shqiptar, te kete qe nga Ulqini deri ne kepin e Stillos, si vije kufitare vetem vehten e tij.

Per disa, padrejtesia qe ju be shqiptareve ne Londer 1913, u konsiderua si nje çmim provizor qe duhej te paguanin
shqiptaret gjoja ne emer te paqes ballkanike dhe boterore. Por pas afer nje shekulli, rezultoi se cmimi nuk ishte provizor
e per me teper as ne emer te paqes. Cmimi ishte mizor, mbushur me racizem dhe inferioritet dhe me destabilitet te rajonit
deri atje sa ai u konsiderua Fuçi-Baroti.

Prandaj shqiptaret kane te drejten te pohojne se paqja reale ne rajonin e ballkanit, stabiliteti real dhe jo ai i karakterit te
protektoratit, do te vendosen duke riparuar padrejtesine ndaj shqiptareve. Prandaj edhe Platforma e Shqiperise Natyrale
eshte nje oferte per paqe, stabilitet, progres dhe mirqenie qe u ofrohet fqinjeve te shqiptareve, bashkesise
nderkombetare. Pergjate nje shekulli shqiptaret kane derdhur aq shume gjak sa mund te benin 5 Shqiperi Natyrale. Na
kane vrare dhe jemi vrare me njeri tjetrin. Por tani: Mjaft, Boll me. Ne kemi zgjedhur rrugen e paqes, demokracise dhe
dialogut. Te mos e pranosh kete oferte paqeje, stabiliteti dhe progresi do te thote se mendon te kunderten dhe
pergatitesh per te kunderten. Do te thote se ne vend te Pellumbave te Paqes, preferon shigjetat e Luftes.

Ne do te formulojme nje Kod te Ri Etik ne marrdheniet me njeri tjetrin, nje kod te ri politik, qe do te thote se para se te
jesh pjestar i kesaj apo asaj partie politike, je shqiptar, nje Kod te ri fqinjesor duke mos lejuar me perbuzjen apo racizmin
ndaj askujt. Shprehja aq e perhapur O sa mire me qene shqiptar, nuk eshte romantizem apo folklorizem, por nje
ofshame gjememedhe, nje kundervenie dhe nje mbrojtje ndaj dhunimit te qenies nacionale shqiptare nga dikush apo
disa fqinje dhe segmente fqinjesh.



Shqiperia natyrale eshte nje Nocion progresist, europeist. Ndersa bashkimi i shqiptareve eshte nje garanci per
stabilitetin e vete Europes ku bejme pjese. Ne, mbeshtetesit e Listes per Shqiperi Natyrale, refuzojme te vetshperbehemi
ne emer te parrullave boshe apo krahasimeve qe na serviren.

Na thone se kombi shqiptar nuk ka nevoje te bashkohet por duhet te ndjeke shembullin e Gjermanise, Zvicres dhe
Austrise. Eshte nje teze kunderhistrike dhe kundershqiptare. Eshte kunder historike sepse kur ne vitin 1291,
perfaqesuesit e kantoneve te Urit, Shwycit dhe Untervaldenit vendosen themelimin e e Konfederates Helvetike, ne
Gjermani jetonin akoma fise gjermane, por jo shtet. Kur Austria ne vitin 1815, pas disfates se Napoleonit u be
kreyqendra e Koncertit te Vienes duke u dhene tonin per gati nje shekull marredhenieve nderkombetare, Gjermania
akoma nuk ishte e bashkuar. Ndersa ne 28 nentor 1912, ata politikane shqiptare qe u mblodhen ne Vlore, ishin jo vetem
nga gjithe hapsira e kombit shqiptar, por edhe shpallen pavarsine e Shqiperise natyrale, qe shtrihej ne 4 vilajetet e
atehershme otomane.

Por modeli qe na serviret eshte edhe kundershqiptar. Konferenca e Londres e vitit 1913, i coptoi shqiptaret ne 5 pjese,
mbi bazen e llogjikes koloniale, duke shperblyer me teritore shqiptare shtetet fqinje qe u konsideruan fitimtare te Luftes
ballkanike apo qe kishin mbeshtetjen e kesaj apo asaj fuqie te madhe.

Por a ka nje model europian qe duhet te ndiqet edhe per Kombin shqiptar? Ka, dhe eshte shume i fresket. Dhe ky eshte
shembulli gjerman. Gjermania ne vitin 1945 u nda ne kater pjese dhe me vone ne dy pjese per te kenaqur fitmtaret e
Luftes se dyte boterore. Pas 45 vjtesh, kjo padrejtesi koloniale mori fund dhe Gjermania u bashkua. Ky eshte shembulli
qe vlen edhe per kombin shqiptar. Perndryshe, kemi te drejte te pohojme se perballe kombeve dhe ceshtjeve te tyre
kombetare, bashkesia nderkombetare aplikon dy standarte. Segmente te ndryshme te BE shprehen se ne rastin e
Gjermanise kjo ndodhi pasi Gjermania Perendimore e kishte sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar. Po edhe
ne Shqiptaret e kemi te sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar, bile ne Preambulen e saj. Dhe kete Kushtetute
pasi e miratuan shqiptaret e konsideruan te drejte edhe juristet e nderuar te Komisionit te Venecias, edhe ekspertet e
NATO. Prandaj ne kemi te drejte tu drejtohemi politikes dhe diplomacise gjermane: Na ndihmoni edhe ne te bashkohemi
ashtu sic u bashkuat ju. Ju jeni Lokomotiva e BE, mos lejoni qe ne gjirin e saj te ekzistojne dy standarte ne ceshtjen
kombetare, nje per kombet e medhenj dhe nje per kombet e vegjel.

Na thone se tani qe po shuhen kufijte, nuk ka nevoje te bashkohen shqiptaret. Shuarja e kufijve, nuk e ezauron
bashkimin e shqiptareve, perkunder e shtron si imperativ te dores se pare. Sa me shume shtohet qarkullimi I lire I
njerezve, aq me shume lind nevoja e forcimit te shteteve ne teritoret e te cilave ndodh ky qarkullim. Dhe kjo per te
garantuar cilesine e ketij qarkullimi te lire dhe per te parandaluar kaosin dhe rremûjen. Sa me shume shtohet qarkullimm
i lire i ideve nga nje vend ne tjetrin, aq me shume forcohen identitetet kombetare, te vendeve te ndryshme. Dhe kjo per
arsyen e thjeshte se qarkullimi i lire i ideve nuk do te thote shuarje e identiteteve nacionale, por perkundrazi forcim I tyre.
Sa me shume shtohet qarkullimi I lire I mallrave, aq me shume po behen perpjekje per forcimin dhe perkrahjen e asaj qe
quhet sipermarrje kombetare. Globalizem nuk do te thote kaos, por rregull, diversitet identitetesh nacionale, qe japin e
marrin me njeri tjetrin, pa u tjetersuar njeri tek tjetri. Njerezit levizin te Lire ne gjithe Europen, por trojet mbeten ety ku
jane, shtetet aty ku jane, kombet aty ku jane. Nuk ka shuarje kombesh, por emancipim dhe civilizim te tyre. Dhe elementi
I pare I civilizmit te nje kombi eshte e drejta e tij per tu bashkuar. Nga ky rregull universal nuk kane pse te bejne
perjashtim shqiptaret. Prandaj ata duhet te bashkohen dhe do te bashkohen ne nje shtet te quajtur Shqiperi Natyrale.

  Miqte e mij

Ne jemi nje komb i ndare ne 5 pjese. Sot kur te gjitha regjimet ne rajon jane demokratike, sot edhe ne, ne rruge
demokratike kerkojme te bashkohemi. Ne nuk duam te ngrihemi ne kurriz te fqinjeve, por askush nga fqinjet tane, nuk
mund te funksionoje normalisht teksa eshte ngritur ne kurrizin tone dhe me trojet tona. Ne pranojme te emancipohemi
dhe ky takim eshte shenje e emnacipimit tone, ne pranojme te perfeksionohemi dhe ky takim tregon deshiren tone per
perfeksionim. Por ne refuzojme te tjetersohemi. Kurren e kurres.Shprehjet tosk, kosovar, gege, lab, korcar, myzeqar jane
nocione gjeografike apo krahinore, por asesi nocione etnike. Ne kemi qene, jemi dhe do te mbetemi shqiptare
europeiste qe nga Presheva deri ne Cameri. Kjo nuk eshte teze per vertetim, por Postulat per zbatim. Thjesht ne duam
te jemi si te tjeret kombe fqinje me ne apo me larg nesh.

Ne, antaret, mbeshtetesit dhe simpatizantet e Listes per Shqiperi Natyrale shprehim qendrimin tone se kur ndonje
politikan apo institucion kerkon te perdore institucionin e shtetit per te na tjetersuar, atehere kemi te drejten tone ta
refuzojme ate ne rruge demokratike dhe mjete demokratike. Dhe ky qendrim eshte shqiptarizem i shekullit te 21-te.
Prandaj ne i ftojme Politikanet shqiptare te ngrihen mbi interesat e pushtetit dhe te partise per te pare me larg, per te
pare interesat e Kombit. Neqoftese nje shtet apo nje parti kerkon te tjetresoje nje pjese te kombit shqiptar, atehere i
gjithe kombi shqiptare ka te drejte ta refuzoje kete shtet apo kete parti. Sepse ne Jemi Nje, pavarsisht se perkohesisht
nuk jemi bashke

Por, ne i ftojme fqinjet tane: Ejani ne tavolinen e Bisedimeve, Pse hezitoni, le te hedhim aty faktet historike dhe faktet
reale, le ti ballafaqojme ato dhe kush ka faktet me vehte te marre te drejten e tij. Mjeti qe ne do perdorim per te realizuar
misionin tone eshte : Dialog me kedo, Dialog per gjithshka.Drejtesia per shqiptaret eshte vonuar, por ajo asesi nuk
duhet te jete Drejtesi e Cunguar. Ne i konsiderojme te pamjaftueshme zgjidhjet pjesore apo arnimet qe i jane bere
Kombit shqiptar, prandaj kerkojme bashkimin e Kombit shqiptar. Prandaj nuk do te ndalemi, nuk do te qendrojme ne
vend, perdite e per muaj do te hedhim ne tregun e politikes shqiptare dhe nderkombetare, jo kenge, jo legjenda, jo mite,
por teza dhe ide qe vertetojne drejtesine e kauzes tone dhe qe kerkojne domsdoshmerisht nje angazhim me serioz te
bashkesise nderkombetare qe keto teza dhe ide te realizohen. Ne do te ndalemi vetem tek Porta e Shqiperise Natyrale,
do ta hapim ate Porte sebashke me miqte tane per te gjithe shqiptaret dhe per te gjitha pakicat nacionale qe jetojne dhe
do te jetojne te barabarte me shqiptaret.

Per kete arsye, Lista per Shqiperi Natyrale, shume shpejt do te kerkoje ne Gjykaten Nderkombetare te drejtesise ne
Hage, shqyrtimin e Ligjshmerise se Konferences se Londres 1913 qe ne menyre koloniale coptoi ne 5 pjese kombin
shqiptar. Ne do ti paraqesim asaj deshmi te politikaneve qe jane gjalle dhe atyre qe kane vdekur te cilet kane pranuar se
ajo ishte e padrejte, ishte kolonialiste, ishte nje krim dhe si e tille duhet anulluar. Qe nga deshmia e Eduard Greit ne
Dhomen e Komuneve, apo e Pierre Pol Kambonit ne kujtimet e tij, qe nga leterkembimi i Greit me Kontin Bekendorf, deri
tek deklarata e ish-kryeministrit britanik Bler apo e te ndjerit Robin Kuk ne Dhomen e Komuneve ne prill 1999.

Ne e njohim Konferencen e Londres, te Versajes, te Lozanes, te Firences, te Jaltes, te Parisit, te Rambujese, te Konculit,
te Ohrit. Por mbi te gjitha ne njohim Konferencen e Londres te 28 nentorit 1912 qe shpalli Pavarsine e Shqiperise
natyrale, te mohuar apo te riparuar nga Konferencat e mesiperme. Ne nuk jemi profesore te se drejtes nderkombetare
as mbikqyres te marrdhenieve nderkombetare. Por secili prej nesh eshte profesor i te drejtes kombetare, prandaj
kerkojme te bashkohemi.

        Miqte e mij

Lista per Shqiperi natyrale do te kete edhe nje politike te jashtme ne perputhje me qellimin tone kryesor, bashkimin
kombetar. Thelbi i kesaj politike eshte: Paqe me gjithe boten, miqesi me Europen, Aleance strategjike vetem me SHBA

Formulimi i mesiperm, nuk eshte nje proklamate, por frut i nje analize te gjate, konkrete dhe korrekte. Per ne shqiptaret,
ishin SHBA qe nuk lejuan spastrimin etnik te nje pjese te kombit shqiptar, ishte urdheri i ish-presidentit Klinton qe ndaloi
operacionin Patkoi, duke rrezuar nga Kali kaloresin me gjithe patkonj. Ishte presidenti Bush qe deklaroi ne Tirane
pavarsine e Kosoves, qe i kerkoi Tiranes te merrte pergjegjesite e saj perballe kombit shqiptar. Ne ju jemi mirenjohes.
Dhe mirenjohja eshte tipar i kombeve te civilizuara.

Ndersa me fqinjet, dua te jem perseri shume konkret dhe korrekt: Sa kohe qe disa prej tyre mbajne akoma padrejtesisht
troje shqiptare, sa kohe qe rivendikojne akoma troje shqiptare, sa kohe qe nuk pranojne te njohin realitete shqiptare,
per aq kohe marrdheniet me ata mund te konsiderohen vetem si marrdhenie normale apo te mira. Por Kurre, Asnjehere,
nuk mund te konsiderohen as speciale, as te shkelqyera apo me keq strategjike. Ky qendrim eshte ne perputhje me
realpolitiken rajonale dhe me synimin e shqiptareve per tu bashkuar ne Shqiperine natyrale

Rruga drejt Shqiperise natyrale eshte e shkurter, por gjithsesi do te jete e veshtire. Por e perballueshme; ne kemi ne
Vizion te qarte, kemi edhe nje Mision per te mbaruar. E kemi amanet prej te shkuares se te pareve tane dhe detyrim ndaj
te ardhmes se femijeve tane.

Prandaj le te shndrrohemi ne Misionare te Shqiperise Natyrale, le te shtojme vetevehten, koha eshte ne favor te
shqiptareve, le te mos i kthejme asaj kurrizin. Ne do ta gezojme Shqiperine natyrale, te rinjte do ta konsolidojne ate,
niperit dhe mbesat tona do ta shijojne perjetesisht


Prandaj: Mirdita e ardhme, Miresevjen Shqiperi natyrale

Eshtë një ftesë, që në përvjetorin e 99-të, ju drejtohet fqinjëve të saj, grekë, serbë, malazezë dhe maqedonas. Eshtë një
ftesë që I drejtohet Tadic dhe Nikolic, Dacic dhe Jovanovic, Gjukanovic dhe Medojevic, Cërvenkovskit dhe Gruevskit,
Samaras dhe Papandreut. Po pse atyre në fillim? Sepse ata janë fqinjët tanë dhe shqiptarët ftesat e para ua drejtojnë
fqinjëve. Ata janë fqinjët tanë dhe sot në teritoret e shteteve të tyre kanë padrejtësisht teritore të Shqipërisë natyrale, të
cilat me paqe dhe në rrugë paqësore, ne do tua marrim.

Eshtë një ftesë që I drejtohet Brukselit dhe Uashingtonit. Po pse edhe atyre? Sepse Brukseli është kryeqyteti I Europës
së Bashkuar dhe Shqipëria natyrale është pjesë organike e saj. Sepse Uashingtoni është aleati strategjik I Shqipërisë
natyrale.

Eshtë një ftesë që ju drejtohet edhe shumicës dërrmuese të politikanëve shqiptarë të cilat sot drejtojnë tre vilajete
shqiptare. Edhe ata do të jenë të mirëseardhur. Do të jetë I mirëseardhur Sali Berisha, Bamir Topi, Edi Rama të
konkurojë për president, kryeministër ne Tetovë, Kumanovë, Mitrovicë, Preshevë, Gjilan, Drenicë. Do të jetë I ftuar
Hashim Thaci, Isa Mustafa, Albin Kurti, Ramush Haradinaj, të konkurojë në Sarandë, Vlorë, Gjirokastër, Konispol, Filat,
etj. Do të jetë I ftuar Ali Ahmeti  dhe Menduh Thaci të konkurojë në Fier, Durrës, Shkodër etj. Po pse ftesa bëhet që sot?
Që të përgatiten të gjithë, edhe fqinjët, edhe Brukseli, edhe aleatët, por edhe politikanët shqiptarë që luftojnë për
pushtet.

Por nuk është vetëm një ftesë. Eshtë edhe një doktrinë, e sanksionuar në aktin e shpalljes së Pavrsisë në 28 Nëntor
1912, por e papërfunduar. Na takon ne shqiptarëve të fillim shekullit të 21-të ta përfundojmë. Atë që na morën me luftë,
me racizem, me mentalitet kolonialisti dhe gjenocid, ta marrim me paqe, me argumente dhe me dialog.

Për shëmbull: Në kujtimet e tij. Eduard Grey do të shprehej se bëhet fjalë për disa fshatra shqiptare, kur në realitet
Shqipërisë natyrale, ju shkëputën nga trungu, më shumë se 50 mijë kilometra katrore dhe sot Vilajeti I Shqipërisë, në
qind përqind të teritorit të tij, kufizohet me troje shqiptare. Ky vilajet nuk ka fqinjë, as grekë, as maqedonas, as sërbë, as
malazez, por ka fnjë vetëm shqiptarë. Ndërsa pasardhësit e Greyt, në vitin 1982, bënë luftë kunër Argjentinës për disa
ishuj, me mijra kilometra larg Londrës, në Malvine, ose Folklend, afër Argjentinës. Dhe bota e qytetëruar ju dha të drejtë.

Për shëmbull, Kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik, mbeti një teritor I Vogël midis Polonisë dhe Lituanisë me kryeqytet
Konigsbergun (Kaliningrad). Ky teritor është edhe sot pjesë e Federatës ruse, për shkak se shumica dërrmuese e
banorëve janë rusë.(Kalinigradi është 600 kilometra larg nga Berlini dhe 1200 kilometra nga Moska.

Ndërsa Struga është, 2 kilometra nga Pogradeci, e megjithatë, konsiderohet pjesë e maqedonisë.

Po kur do të fillojë të shkruhet Ftesa për fqinjët, miqtë dhe aleatët e Shqipërisë Natyrale? Do të shkruhet në peëriudhën
midis 29 Korrikut 2013 që përkon me coptimin juridik të kombit shqiptar dhe do të përfundojë në prill 2015 që përkon me
asgjësimin tërësor të kombit shqiptar nga Traktati I fshehtë I Londrës

Por nuk është përsëri thjesht një Ftesë, është më shumë se kaq. Eshtë një Vizion për të ardhmen e rajonit dhe të vetë
Europës. Rajoni I Ballkanit dhe vetë Europa dëshiron paqe dhe stabilitet, për më tepër qe tani është në krizë. Dhe
shqiptarët janë në pararojë të paqes dhe stabilitetit. Ai që ka provuar disa herë, gjenocidin, racizmin, deri edhe
shpërbërjen, ai e dëshiron paqen më shumë se të tjerët.(Nuk mund ta njohim Ahmet Zogun si mbret do të shpreheshin
diplomatët anglezë në vitin 1942, se ju ngelet qejfi miqve tanë grekë, pasi trojet shqiptare deri në Shkumbin ja kemi
premtuar Greqisë pas Luftës.Nuk ka nevojë të diskutojmë për Shqipërinë u than e Jaltë se ajo do ndahet midis Greqisë
dhe Jugosllavisë)

Prandaj, shqiptarët janë të etur më shumë se të tjerët për paqe, stabilitet. Prandaj sot kanë arritur në një shkallë të atillë
Vizioni që ta kuptojnë se Shqipëria Natyrale, është Vizioni I paqes dhe progresit rajonal dhe europian.

Vizoni I Shqipërisë natyrale ka edhe kundërshtarët e tij. Këta kundërshtarë janë midis politikanëve shqiptarë, por edhe
midis fqinjëve, apo deri në Bruksel. Po cfarë na thonë kundërshtarët tanë, brënda nesh dhe përballë nesh? Ja për
shëmbull:

Na thonë se kombi shqiptar nuk ka nevojë të bashkohet por duhet të ndjekë shëmbullin e Gjermanisë, Zvicrës dhe
Austrisë. Eshtë një tezë kundërhistorike dhe kundërshqiptare. Eshtë kundër historike sepse kur në vitin 1291,
përfaqësuesit e kantoneve të Urit, Shëycit dhe Untervaldenit vendosën themelimin e Konfederatës Helvetike, në
Gjermani jetonin akoma fise gjermane, por jo shtet. Kur Austria në vitin 1815, pas disfatës së Napoleonit u bë
kryeqëndra e Koncertit të Vienës duke u dhënë tonin për gati një shekull marrëdhënieve ndërkombëtare, Gjermania
akoma nuk ishte e bashkuar. Ndërsa në 28 nëntor 1912, ata politikanë shqiptarë që u mblodhën në Vlorë, ishin jo vetëm
nga gjithë hapsira e kombit shqiptar, por edhe shpallën pavarsinë e Shqipërisë natyrale, që shtrihej në 4 vilajetet e
atëhershme otomane.

Por modeli që na serviret është edhe kundërshqiptar. Konferenca e Londrës e vitit 193, i coptoi shqiptarët në 5 pjesë,
mbi bazën e llogjikës koloniale, duke shpërblyer me teritore shqiptare shtetet fqinjë që u konsideruan fitimtarë të Luftës
ballkanike apo që kishin mbështetjen e kësaj apo asaj fuqie të madhe. Këtij pseudo argumenti ne do ti vëmë përballë një
argument real dhe të freskët.  Dhe ky është shëmbulli gjerman. Gjermania në vitin 1945 u nda në katër pjesë dhe me
vonë në dy pjesë për të kënaqur fitmtaret e Luftes së dytë botërore. Pas 45 vjetësh, kjo padrejtësi koloniale mori fund
dhe Gjermania u bashkua. Ky është shëmbulli që vlen edhe për kombin shqiptar. Përndryshe, kemi të drejtë të pohojmë
se përballë kombeve dhe cështjeve të tyre kombëtare, bashkësia ndërkombëtare aplikon dy standarte. Segmente të
ndryshme të BE shprehen se në rastin e Gjermanisë kjo ndodhi pasi Gjermania Perendimore e kishte sanksionuar në
Kushtetutë bashkimin kombëtar. Po edhe ne,  e kemi të sanksionuar ne Kushtetutë bashkimin kombëtar, bile në
Preambulën e saj. Dhe këtë Kushtetutë pasi e miratuan shqiptarët e konsideruan të drejtë edhe juristët e nderuar të
Komisionit të Venecias, edhe ekspertët e NATO. Por kundërshtarët tanë na thonë akoma më shumë. Na thonë se tani që
po shuhen kufijtë, nuk ka nevojë të bashkohen shqiptarët. Po pastaj, ky nuk është argument, është thjesht një
konstatim. Pse?

Shuarja e kufijve, nuk e ezauron bashkimin e shqiptarëve, përkundër e shtron si imperativ të dorës së parë. Sa më
shumë shtohet qarkullimi I lirë I njerëzve, aq më shumë lind nevoja e forcimit të shteteve në teritoret e të cilave ndodh ky
qarkullim. Dhe kjo për të garantuar cilësinë e këtij qarkullimi të lirë dhe për të parandaluar kaosin dhe rremûjën. Sa me
shumë shtohet qarkullimm i lirë i ideve nga një vënd në tjetrin, aq më shumë forcohen identitetet kombëtare, të vëndeve
të ndryshme. Dhe kjo për  arsyen e thjeshtë se qarkullimi i lirë i ideve nuk do të thotë shuarje e identiteteve nacionale,
por përkundrazi forcim I tyre. Sa më shumë shtohet qarkullimi I lirë I mallrave, aq më shumë po bëhen përpjekje për
forcimin dhe përkrahjen e asaj që quhet sipërmarrje  kombëtare. Globalizëm nuk do të thotë kaos, por rregull, diversitet
identitetesh nacionale, që japin e marrin me njeri tjetrin, pa u tjetërsuar njeri tek tjetri. Njerëzit lëvizin të Lirë në gjithë
Europën, por trojet mbeten aty ku janë, shtetet aty ku jane, kombet aty ku janë. Nuk ka shuarje kombesh, por emancipim
dhe civilizim te tyre. Dhe elementi I pare I civilizmit te një kombi është e drejta e tij për tu bashkuar. Dhe e fundit, disa
politikanë dhe politologë fqinjë na thonë se trojet nuk bashkohen pa luftë. E kanë gabim ose vazhdojnë të gjykojnë me
mentalitetin e Luftës së Ftoftë. Pse ?

Sot kur të gjitha regjimet në rajon janë demokratike, atëhere edhe Shqipëria Natyrale do realizohet në rrugë
demokratike, pa luftë.

Dhe e fundit, në përvjetorin e 99-të të Shqipërisë Natyrale, kjo Ftesë është edhe një amanet i së shkuarës. Shqiptarët
nuk mund të festojnë 28 Nëntorin në mënyrë hipokrite duke shkuar një ditë në vit, duke mbajtur ca fjalime, duke vënë ca
kurora dhe pastaj të shijonë cdo ditë turpërisht, 29 korrikun, 17 shkurtin dhe 9 shtatorin.

Dhe amaneti i së shkuarës është: Të festojnë dhe të shijojnë 28 Nëntorin 1912, shpalljen e Shqipërisë Natyrale, duke e
bërë atë realitet.

Ka edhe të tjera, që do të elaborohen ditë pas dite, por edhe kaq mjafton për ti dhënë kuptim Ftesës: Mirësevini Në
Shqipërinë Natyrale.
SHKOQITJE MENDIMESH POLITIKE E GJITHËKOMBETARE
   ARTIKULL POLITIK NGA KOÇO DANAJ