SHIPKOVICAWEB
LIVADHI I MADH QENDËR SPORTIVE ATRAKTIVE
NATYRORE, NË TË ARDHMEN !
Si zakonisht ata që janë më larg atëdheut, gjithmonë janë më të përmalluarit
bile edhe për baltën e atëdheut ! Po kjo nuk është diç e re kjo rjedh brez pas
brezi  si nga e kaluara historike pa edhe sot e kësaj dite vazhdon të mbetet
gjallë në zemrat e atëdhedashësve.
Kjo të përkujton kohët e shkrimtarëve ma të fortë të renesancës që shkruanin
për bukuritë e atëdheut, si dhe të gjithë mërgimtarët e soçëm të cilët natë e
ditë po i përvëlon malli për atdhenë dhe natyrën e bukur ku u lindën dhe u
rritën.
Pikërisht edhe mua ky instikt më futi që të shkruaj edhe të vehem në
eksplorimin e vëndlindjes time Shipkovicës dhe bukurive të saj magjepse që
ka.
Gjatë gjithë dimrit të vitit 2010 menxi e pritja ta marrë pushimin vjetorë, dhe
kësaj here e zgjodha pikërisht në muajin Maj, kur çelën gjethi i blertë dhe
gjelbërta aq të bukra sa që duket si parajsë e vërtetë.
Me që për ca ditë u solla reth e për qarkë sinurit të Shipkovicës, përveç
tjerash më la përshtypje të veçantë
LIVADHI I MADH.
Nuk kisha qenë gjatë kohë tek ky stadiumi i gjallë natyrore, Nuk kisha qenë në
këto anë që nga mosha e ime fëminore që kur arsimtarët e asaj kohe herë
pas here na çonin për shëtitje një ditshe në natyrë të gjallë.
Meqë  gjatë nuk kisha qenë, të them realitetin disi e kisha harruar rrugën nga
të futem për në LIVADH TË MADH.
U futa  mu nga laku pak para Gurit të Sidollit në rrugë për Breg të Diellit  Ishte
xhungël e gjallë !, Po kjo ishte zgjedhje e gabuar e imja sepse nuk pyeta njeri
se kah është ma lehtë të dal tek Stadiumi LIVADHIT TË MADHË. Këtu më
poshtë ka fundi i faqes do të shihni edhe ca Foto të marura nga rruga e
hapur me bager, dhe do të shihni shaktet të cilat i ndërtoi komuna e Tetovës
për ujësjellsin e ri për ujë të pishëm për Tetovarët, e kjo është pikërisht
pasuria e Shipkovicës që po e furnizon tërë Tetovën me ujë kristal të
bjeshkëve të Sharrit.
Po tjju them realitetin mbeta i befasuar me rrugën e re e cila ishte e hapur me
bager drejt Livadhit të Madhë. Ishte një rrugë e cila ishte hapur për qëllimet e
ujsjellsit të komunës së Tetovës , por që është e mirëseardhur për fatin e këti
Stadiumi natyrorë. Kjo rrugë hyrjen e fillonte mu sa e kaloni ndërtesën e
Teleferikut të Lisecit dhe po të ecje në këmbë të merte 45 minuta rrugëtim.
kurse për vetura normale ishte e mundur por me ca pengesa, që do të thotë
ka nevojë për meremetim ose të shtrohet me zallë kështu që ta sjell një ëndër
timen e ta bën realitet.
Po nejse,pasi arrita tek ky stadium i mahnitur nga kjo krijesë e gdhendur
natyrore, u ula që të pushoj pak dhe disi filluan të më rrokullisen mendimet në
kokë dhe thash me veti ÇFAR PASURIE NA KA FALË ZOTI ne Shipkovicasve
dhe ne sjemi në gjëndje ta shfrytëzojmë për kurgjë
hiç ! Pse ?
Më shkoi mendja vërdallë dhe thash, Po ta kishte këte pasuri të patundur
ndonjë shtet tjetër nuk e kishte lënë të vdekur ashtu si e kemi lanë ne ! .
Këte e kishin bërë një qendër të fortë atraktive si për manifestime sportive të
ndryshme, poashtu edhe si qendër rekreative freskuese , pa edhe për të bërë
takime verore njëher në vit, ku e gjithë popullata e kësaj ane,  si dhe  
diaspora Shipkovicase do e bënte një takim tradicional për tu çmallur dhe
njohtur gjeneratat e reja të cilat tash ma edhe se dinë veten se janë
Shipkovicas dhe as nuk flasin shqip, Ky vënd  do të bëheshte në të ardhmen
edhe për takime edhe më të gjërësishme të kombit , si festivale dhe takime
kulturore të rangut edhe kombëtarë, por nuk mungon edhe ideja për sporte
dimërore !
A nuk do i sillte kjo një renome dhe levërdi të fortë Shipkovicës. Krahas kësaj
do tu organizoheshin edhe expozita të prodhimeve  Bujqësore dhe Blegtorale
të stilit Zviceran siç e bëjnë ata me rastin e zbritjes së blegtorëve nga bjeshkët
ose për festat e shën Gjergjit në prandëverë të hershme si dhe për
prezentimin e prodhimeve si blegtorale poashtu edhe bujqësore.
Po ta llogarisish hollësisht del se një pjesë e mirë e Shipkovicasëve mundë të
involvohen për nja dy tre muaj të mirë me aktivitete bile edhe për levërdi
ekonomike dhe fitime të çuditshme, e cila gjë do të fuste interese të veçanta
tek nuhatësit e talentuar të biznesit.
A nuk është një ngjallje interesesh për biznese të vogla ? ! Kështu është duke
vepruar e tërë bota e civilizuar, kështu vepron Britania e Madhe, Gjermania
Franca Zvicra dhe shumë shtete të forta ekonomikisht, po këta iniciativa këto
shtete i kan filluar që moti.
Dikush do të thotë kto jan pallavra ! Edhe unë do tu pajtohesha me ata që
janë zemër këputur dhe pa ide dhe presin gati që të huajt të investojnë ose të
vin Milioner llotarishë dhe ta bëjnë një gjë të tillë !ose të investojë shteti që na
mungon !?.
Përkundrazi Shipkovicasit duhet të mblidhen kokë më kokë dhe ti përvishen
punës dhe ta bisedojnë këte çështje dhe ta fillojnë sa më parë ndonjë
organizim ose iniciativë të kësaj natyre!. Dhe iniciatorët kuptohet se do tju
takojë merita , po ku janë këta ideologë ?, trima të mençur dhe patriotë të
vëndit ?
Këte do tia lamë kohës dhe atyre që kanë ide para dhe pretendojnë ta
udhëheqin Shipkovicën, pa marrë parasysh si në drejtime prijsish të partive
ose bashkisë së fshatit.
Thirrja ime është;
TË NDERUARË SHIPKOVICAS ti kthehemi punës dhe të jemi të
bashkuar në ide për levërditë tona dhe të mirën e Shipkovicës dhe
popullatës së kësaj ane.
Kjo thirrje ju drejtohet Diasporës, si dhe udhëheqësve të politikës dhe atyre
që e duan Shipkovicën pa djallëzi !Të ngjallim ide të reja për angazhim si
ekonomik ashtu edhe kulturorë. Të jemi të sigurt se ka levërdi ekonomike për
të gjithë!
Kështu do fillojë të rringjallet jeta se për ndryshe jemi helmuar keq në tymin e
kafeneve dhe të politikës boshe pa rezultate
. Shipkovica dhe gjeneratat e saj të reja kanë nevojë për shtigje të reja
atraktive, ekonomike dhe kulturore.
Sa për ilustrim do i ve ca fotografi të marrura nga Livadhi i Madh, stadiumi
natyrorë  dhe bukuri e gjallë e Shipkovicës dhe nga këtu ndoshta një ditë  
utopia do të bëhet realitet !.


                                       


                                            Për faqene shipkovicaweb ju shkruan
                                            Nejazi Kadri Mjaki
www.shipkovicaweb.com
LIVADHI I MADH dhe bukuritë e tij natyrore !