SHIPKOVICAWEB
Ishte ky fillimi i Listës së donatorëve Shipkovicas,
Të nderuarë Shipkovicas,
Para se të thurë fjalë spjeguese, desha që tju falenderoj përzemërsisht në
emrin e udhëheqësve të Shipkovicës Zt Zeqirja Qazimit dhe Zt Dashmir
Sadikut.
Ishte kjo shpirtëgjërsia e juaj që treguat ndaj nismës së INICIATIVËS PËR
NDRYSHIMIN E SHIPKOVICËS,
Ne e dimë që ju keni mjaftë obligime familjare, por Shipkovica është pjesë e
familjes së përbashkët për të gjithë ne,
Shipkovica ka nevoja të shumta, dhe kuptohet se askush tjetër përveç nesh
nuk ia shtron dorën së paku për ti mbuluar nevojat më bazike që ka nevojë.
Ne e hapëm listën e donatorëve këtu më lartë duke dashur që tia nisim
akcioneve për ndryshim,
Kësaj here po ju spjegojmë në mënyrë të premtuar se ne do mundohemi për
çdo denarë të mbledhur tju japim edhe llogari se ku do shpenzohen këto të
holla.
Siç e dini ne po punojmë me plot vullnet dhe pa ndërprerë për Regjistrimin e
Zhirollogarisë së Shipkovicës këtu në atëdhe, Por ja, që punët po ngecin nga
ana e entit për regjistrim,
Kemi mjaftë vështirsi, për ta regjistruar legalisht, sepse sistemi është i krijuar
me plot bariera e pengesa,
I thërasim të gjithë ata që kanë atoritet tek organet e entit për regjistrim, të
ofrohen dhe ta shtrojnë dorën e ndihmës që ta bëjmë sa më parë Regjistrimin
, sepse është në interes të të gjithëve , është në interes të Shipkovicës.
Këtu më poshtë po ju spjegojmë se këto të holla do shpenzohen për
ndërtimin e kanalit për ujin e tepruar që del tek Zyra e vëndit, sepse është
tepër e nevojshme për ta mbrojtë shkatrimin e asfaltit të rrugës. Menjëherë
pas kësaj po na pret edhe akcioni për pregaditjen e TAKIMIT
TRADICIONAL të 3 Gushtit.2014.dhe për këte kemi njaft nevojë !
Shoqëria Kulturore Artistike "REXHEP VOKA" po sa u riformua, dhe
punon për pregaditjen e programës, Por të themi nga sinqeriteti këta
djelmosha nuk kanë as elementet më bazike për të filluar punën, PO ZIHEN
E PIQEN me dhjamin e vetë si thotë populli, Dëshira e tyre është e flaktë për
ta filluar ndryshimin e Shipkovicës,
Janë këta djemë që do e tërhjekin rrininë në rrugë të mbarë si në të kaluarën,  
Do e tërheqin rrininë nga kultura, dhe përparimi, prandaj tua lëshojmë dorën
e ndihmës dhe të ofrojmë ndihmë për nevojat që kanë.
Shipkovica po ndryshon nga të gjithë drejtimet. Prandaj edhe një herë ju
falenderojmë shumë donatorëve dhe njëkohsisht mbetemi me shpresë se ky
numër do ritet në pa kufi

Me respekt të veçantë
Kryetari dhe zëvendësi i Bashkësisë Lokale të Shipkovicës

Zt Zeqirja Qazimi & Dashmir Sadiki
JU FALENDERIT PËR NISMËN E MBARË,
PËR FILLIMIN E LISTËS SË DONACIONIT
KLIKONI KËTU MË LARTË
FAQJA E RAPORTEVE PËR LISTËN E DONATORËVE
DHE AKCIONET E NDËRMARA NË SHIPKOVICË