SHIPKOVICAWEB






Shkruan Dr. Kadir Shabani

Hulumtimi i një burimi të ujit të thartë te lokaliteti
Teqja e Shipkovicës
Abstarkti: Punimi ka për qëllim hulumtimin e karakteristikave fizike, përbërjes kimike dhe
fortësisë së ujit, me qëllim të furnizimit me njohuri se si mund të ndikojë në organizëm. Në
këtë punim janë përcaktuar disa prej parametrave fizikë, fiziko-kimikë dhe kimikë të ujit të
thartë të lokalitetit të Teqes së Shipkovicës. Mostra është marë në burimin pranë xhamisë
në anën e djathtë të rrjedhës së lumit Shkumbin në muajin tetor 2012.  Prej rezultateve të
fituara gjatë analizave, rezulton se uji i tharët i plotëson kriteret që të përdoret për pije.   
Fjalët kyçe: uji tharët, burimi, parametrat fiziko-kimikë, analiza e ujit, fortësia e ujit, mes, pH
metër.

1
 HYRJE

1.1 Vendndodhja dhe qëllimi
Nga grupi i ujërave nëntokësore, me rëndësi janë edhe ujërat nëntokësore të burimeve të
ujërave të tharta dhe ujërave të banjave. Lokaliteti Teqja e shipkovicës dhe Banja e
Tetovës gjendet në veri-perëndim të Tetovës mu përbri lumit Shkumbin, afër tre kilometra
larg Tetovës. Këtu ka burime të shumta të ujrave të tharta  dhe si të tillë, është me rëndësi
të hulumtohen.
Punimi ka për qëllim hulumtimin e karakteristikave fizike dhe fortësisë së ujit, me qëllim të
furnizimit me njohuri se si mund të ndikojë në organizmin e njeriut dhe pse ai përdoret
shumë për pije nga popullata e Pollogut.
Janë marrë mostra  te burimi që është treguar në foto e që gjinden në afërsi të xhamisë
ose më konkretisht në largësi prej pesë metranga ajo.
Duke parë se gjatë gjithë vitit ky vend vizitohet dhe në këtë burim të ujit të pijshëm
mbushet ujë për pije, vendosëm të bëjmë një hulumtim të parametrave fizik dhe fortësisë
së ujit të Banjës së Tetovës.

















Fig.1. Vendi ku ndodhet burimi

1.2. Marrja e mostrës:
- lloji i ujit:  uji i pijshëm i burimit në anën e majtë të rrjedhës së lumit
- vendi prej ku është marrë mostra:  Banja e Tetovës, te vendi i quajtur Hisar, i marrur
nga  burimi i treguar në foto.
- koha:   18 tetor 2012, në kohën prej 17,30 e deri 18, 30 minuta
1.3.        Karakteristikat e përgjithshme:
- shpejtësia e rrjedhjes së ujit: Uji rrjedh në formë të burimit dhe ka shpejtësi të rrjedhës
pa presion nga jashtë.
- rrjedha (vëllimi): Ka një sasi të konsiderueshme
- gjerësia e gypit (shtratit) : Gypat janë me perimetër të rrethit, 16,2 cm, uji rrjedh afër sa
gjysma e tyre.

2. MATERIALET DHE METODAT

2.1 Parametrat fizikë dhe kimikë

Janë hulumtuar këta parametra: temperatura e ajrit, temperatura e ujit, vlera pH, mbetja e
përgjithshme prej avullimit, fortësia e përgjithshme, kalciumi, magnezi, amoniaku si azot,
nitritet si azot, nitratet si azot, kloruret, sulfatet.
Paramatrat fizik kryesisht janë përcaktuar në teren dhe pjesërisht në laboratorin e
Shkollës mesme profesionale, drejtimi kimi-teknologji në Tetovë.
Parametrat kimik janë përcaktuar në laboratorin e Shkollës mesme profesionale, drejtimi
kimi-teknologji në Tetovë dhe në ate të FSHMN Tiranë.
Janë përdorur mjete dhe enë standarde për marrjen e mostrave. Për mostrat janë
përdorur shishet prej polieteni.

2.2 Reagjentët dhe tretësirat

Pjesa eksperimentale e këtij punimi është realizuar në laboratoret e SHMP drejtimi kimi –
teknologji dhe të Entit për Mbrojtjen Shëndetësore në qytetin e Tetovës dhe FSHMN. Në
pjesën eksperimentale janë përdorur reagjent të shumëta e të nevojshme për përcaktimin
e parametrave të ujërave. Një numër reagjjentësh kanë qenë të pastërtisë kimike „pro
analysis“, ndërsa disa janë përgatitur nga profesorë e laborantë të laboratorëve të SHMP.
Tretësirat janë përgatitë me ujë të distiluar dy herë.
Për përcaktimin e pH në laborator, kemi përdorur  pH meter.

3.
REZULTATET

3.1.  Marrja e mostrës (provës):
  - lloji i ujit: - ujë thartë.
  - vendi prej ku është marrë mostra: Pranë banjës afër xhamisë, foto 1.
  - koha:   18 tetor 2012, në kohën prej 17,30 e deri 18, 30 minuta

3.2
Karakteristikat fizike:

- shpejtësia e rrjedhjes së ujit: Rrjedh si burim si në foton 1.    
- rrjedha (vëllimi): Ka sasi të konsiderueshme.
Personi(nat) që e kanë marrë mostrën:  Kadir Shabani, me nxënësit e viteve të IV-   ta të
SHMP drejtimi Kimi-Teknologji.
3.2.1. Temperatura:
- temperatura e ujit;
- prej burimit (në burim) :  21 oC
- e mostrës:     21 oC
- temperatura e ajrit:  18,3oC
3.2.2.        Përcaktimi i dendësisë: ρ =1,036g/dm3
3.2.3.        Përcaktimi i vlerës së pH
Në teren pH e përcaktuam me indikator universal të letrës: mes acid : 5,6 - 6.
Në laborator me pH-meter: 5.86

3.3.
 Parametrat kimik

3.3.1. Kloruret:  Cl- (mg/dm3) = 6,9mg/ dm3
3.3.2. Nitratet:      0,006 mg/dm3 nitrate.
3.3.3. Nitritet: Nuk hetohet, që konstatojmë se nuk ka nitrite ose janë të pa përfillshme.
3.3.4 .Sulfatet: nuk janë gjetur
3.3.5. Kripërat e kalciumit:  mg /dm3 (CaO) = 268,8 mg /dm3
3.3.6.  Fortësisa e përgjithshme: FP = 11,98 odH
3.3.7. Fortësisa e përkohshme (karbonate):  FK = 10,64 odH

3.
DISKUTIMI I REZULTATEVE

Temperatura e ajrit
Temperatura ndikon në proceset e gjithmbarshme që zhvillohen në ujërat natyrorë si dhe
në jetën e gjallesave. Veçanërisht ndikon në tretjen e oksigjenit dhe gazeve në ujë, në
vlerën pH dhe në tretshmërinë e kripërave në ujë.

Temperatura e ujit
Temperatura e ujit është parametër i rëndësishëm fizik për ekosistemet ujore.
Temperatura e ujit ndikon në cilësinë e ujit, ajo sillet si katalizator, shtytës ose aktivues,
stimulues, kontrollues ose si vrasës i jetës të disa gjallesave ujore.
Vlera e pH:
Ujërat natyrorë rrallë herë e kanë vlerën e pH nën 5,5. Ujërat e butë sipërfaqësorë që
karakterizohen me fortësi karbonate dhe përmbajnë CO2 të lirë, vlerën e pH e kanë 7,5-8.
Vlera e pH e ekosistemeve ujore varet nga aktiviteti kimik dhe biologjik i ujit. Ujërat
natyrorë zakonisht e kanë vlerën e pH më të lartë se 7. Mosrat e ujërave që i kemi
analizuar kanë pasur vlera të ndryshme të pH=5,6 - 6.
Turbiditeti
Turbiditetin e ujit e përbëjnë susbstancat e suspenduara inorganike, substancat e
disperguara organike, gjallesat mikroskopike etj. Turbiditeti matet më shpesh me
turbidimetër me standarde të polimerit të formazinës. Vlerat e turbiditetit te Banja e Hisarit
sillen prej 1,53 njësi NTU deri në 1,75 njësi NTU
Fortësia e përgjithshme e ujit
Fortësia e ujit është parametër shumë i rëndësishëm i kualitetit të ujit dhe prej saj varet
përdorimi i ujit në shumë degë të industrisë. Ajo varet nga prania e joneve të Mg dhe të
Ca dhe njëkohësisht e paraqet shumën e fortësisë karbonate dhe jokarbonate. Vlerat e
fortësisë së përgjithshme.ka qenë: 11,98 odH

Përmbajtja e nitriteve, e nitrateve dhe e amoniakut

Për vlerësimin e kualitetit të ujit rëndësi të veçantë ka vërtetimi i pranisë së materieve që
krijohen nga shpërbërja e mbeturinave me prejardhje shtazore. Ujërat me produkte të
kësaj shpërbërjeje janë rregullisht të ndotura mikrobiologjikisht. Në ujërat e ndotur,
krijohen produkte të ndryshme: komponime të C dhe të S, kurse rëndësi të veçantë kanë
komponimet e N. Azoti te këto produkte është në formë të amoniakut, të nitriteve dhe të
nitrateve, që vijnë nga ujërat dalëse të industrisë dhe amvisërisë.
a) Nitritet (NO2–) – janë toksike dhe sasia e tyre në ujë të pijshëm kufizohet maksimalisht
deri në 0,005 mg/dm3 nitrite si azot. Ato në ujë formohen me shpërbërjen e ndotjes
biologjike dhe industriale. Përmbajtja e nitriteve si azot- nuk janë gjetur.
b) Nitratet (NO3–) paraqesin produkt përfundimtar të oksidimit biologjik të ndotjes
organike. Përmbajtja e nitrateve si azot ka qenë 0,006 mg/dm3.
c) Amoniaku (NH3) – prania e amoniakut në ujë është ndotje e rrezikshme e ujit.
Përmbajtja e amoniakut si azot ka qenë 0,001mg/dm3. Vlera më e ulët 0,001 mg/dm3.  
Sasia e lejuar e NH3 të lirë në ujë sipas normativës shtetërore të Maqedonisë nuk guxon
të jetë më e madhe se 0,1 mg/dm3 e shprehur si azot.
Kloruret
Kloruret e përbëjnë pjesën më të madhe të anioneve të ujërave natyrorë që mund të
arrijnë si ndotje përmes ujërave sanitarë dhe industrialë. Përqendrimi i klorureve në ujërat
natyrorë është i ndryshueshëm.. Kloruret i kemi përcaktuar me titullim argjentometrik.
Kloruret janë ndotës më pak të rrezikshëm të ujërave. Përqendrimi i tyre ka rezultuar 6,9
mg/dm3.

Sulfatet

Sulfatet (SO42-) janë të përhapura gjerësisht në natyrë dhe sasia e tyre në ujërat
natyrorë është e ndryshme. Shumica e tyre janë të tretshme në ujë dhe vijnë në ujë nga
oksidimi i xeheve sulfate. Atmosfera e rajoneve industriale e ndotur me okside të S ndikon
në rritjen e përqendrimit të SO42- në ujërat sipërfaqësorë. Përqendrimi i sulfateve nuk
është gjetur ose ka qenë në sasira të papërfillshme.

4.         
PËRFUNDIMET

.Nga analizat e bëra dhe rezultatet e fituara si dhe analizat mikrobiologjike të Entit për
Mbrojtje Shëndetsore Tetovë, del se, uji i tharët i analizuari përmbush të gjitha kriteret që
tëpërdoret për pije.
Rajoni i Teqes së Shipkovicës është shumë i pasur me burime të ujrave të tharta dhe
ujrave të banjës, dhe si i tillë, paraqet kapacitet të mirëfilltë për zhvillimin e turizmit dhe
rekreacionit. Ky teren përmbush kriteret e ndërtimeve të objekteve e tereneve sportive,
restoraneve, bazeneve, pishinave e ngjajshëm që do të krijoheshin kushte për pushime,
rekreacion, pikniqe e tjera.
Edhe kështu si që është, ky teren shfrytëzohet për pushime, rekreacin e pikniqe, por
vetëm për periudha kohore njëditshe, pasi mungon infrastruktura dhe objekte tjera që do
të mundësonin qëndrim më të gjatë.Foto 2.
Duhet nxitur interesi i bizneseve dhe investitorëve për zhvillimin e duhur të këtij tereni
atraktiv.















Foto 2. Pamja e banjës gjatë verës
Literatura:
1. Božo Dalmacija (redakator), Kontrola kvaliteta voda, Univerzitet u Novom Sadu, Insitut
za Hemiju, Kadetra za hemijsku tehnologiju i zaštitu životne sredine, 2001, 15-17, 253.
2.  Dr. sc. Bardha Korça, Analiza kimike e ujit, Donacioni i MASHTK& ëusaustria, Prishtinë,
2003, 71-121.
3.  Fleta zyrtare e R. Maqedonisë, Nr. 18, 1999, 1165-1179.
4. L. Cvetkov,V.S.,N.N., Metodi za hemijsko-tehnoloshko ispituvenje, Shkup,1993
5. Enti për Mbrojtje Shëndetsore Rezultate të analizave Tetovë, 2004,
.
6.
Dr. Kadir Shabani, Metodika e mësimdhënies së kimisë, Tetovë, 2000.