SHIPKOVICAWEB
  • Të nderuar Shipkovicas të diasporës Gjermani

Ma në fund arritëm që të krijojmë një faqe të posaçme komunikimi pikërisht për
nevojat tuaja dhe të ndërlidhim interesin tuaj me Vëndlindjen tonë Shipkovicën.
Gjeneratat  e reja po lindin edhe në mërgim, Ata nesër po rezikohen nga
ASIMILIMI,
gjuha , kultura, si dhe komunikimi me vendlindjen.
Kuptohet ata që do kenë dëshirë të asimilohen,me qëllim nuk do mundet edhe askush
ti ndalojë, por ata që i vret ndërgjegjja, Asimilimit do i thonë jo !, dhe do mbeten ndër
shekuj shqiptarë me gjuhë dhe kulturë.Pikrisht për nevoja të këtilla të popullatës si
dhe nevojave të atëdheut, u krijua edhe ky grup udhëheqës këtu në Gjermani. Është
ky një grup i udhëheqës me një vullnet të çeliktë vetëm për qëllime të mira atëdhetare
si dhe qëllime organizative sipas nevojave që do paraqiten këtu në diasporë të
Gjermanisë, Janë këto bijë të shtrejtë të Shipkovicës që do mundohen ta ndryshojnë
atëdheun e tyre sipas shkallëve të kohës në të ardhmene, Paraardhësit e tyre bënë
aq shumë për Shipkovicën sa që smundë të matet me peshë dhe sakrificë, e këta bijë
sot u zotuan se kurrë sdo ndalen të punojnë për çështjen e atëdheut dhe vëndlindjes,
ashtu si ta kërkojë koha.  

  • Dy fjalë edhe nga iniciatori për NDRYSHIMIN E SHIPKOVICËS
  • Të nderuar bashkëvendas:

Malli për atëdhenë, dhe kombin tim po më shtërngon shumë, dhe unë pikërisht po e
shoh të arsyeshme që ne kemi nevojë për komunikim, dhe ruajtje Identiteti.
Unë kam poaq përvojë sa shumica nga ju në lidhje me telashet e mërgimit, pikërisht
edhe kjo më futi që ti rrekem edhe kësaj pune për vendlindjen time.
  •   Prandaj kjo faqe le të jetë faqe komunikimi, le të jetë faqe sugjerimesh, le
    jetë faqe organizimi, të jetës së mërgimtarëve Shipkovicas aty ku janë dhe
    jetojnë.
Sa për fillim dhe organizim ta fillojmë regjistrin e parë të të gjithë juve që gjendeni këtu
në Gjermani pa marrë para syshë se ku gjendeni në këte shtet. Luteni që të filloni të
bashkëpunoni me Udhëheqësinë tuaj të zgjedhur nga vetë ju, me në krye
Hysni Ziberin në një të ardhme të shkurtër do e krijojë edhe listën e Donatorëve për
fondin e Shipkovicës , i cili do mbetet i hapur në pakufi.
Pasi të jemi organizuar plotësisht do fillojmë dalë nga dalë edhe me aktivitete
kulturore, ekonomike shoqrore, sipas nevojave të vëndit ku punojmë dhe jetojmë.
  • Së shpejti do të keni mundësi të njiheni edhe me jetëshkrimin e shkurtë të
       Zt. Hysni Ziberit

  • Faqja është e hapur vetëm për Shipkovicasit


  • Kjo faqe u krijua me inicim privat të Nejazi Kadriut
                                                                         shkruani@shipkovicësweb.com
HYSNI ZIBERI UDHËHEQËS I DIASPORËS SË SHIPKOVICASËVE TË GJERMANISË
4/05/2014 TAKIMI I PARË HISTORIK