Sally Seller

       TË NDERUARË SHIPKOVICAS TË DIASPORËS:

Ishte ëndër e kahmotshme që ne Shipkovicasit të organizohemi ashtu si  i
ka hije botës së civilizuar .Po ja sot i erdhi dita dhe u ndez kandili
shpresëdhënës për një të ardhme më të organizuar të këtij komuniteti.
Shipkovica gjithnjë është sprovuar me periudha kohe të vështira, po
gjithnjë e ka gjetur rrugën e shpëtimit kur e ka lypë nevoja dhe koha.
Kjo botë është e çuditshme !, Sa herë që mendojmë se i kaluam kohët e
vështira gjithnjë del diç e re që na shtinë të mendojmë, se ne i nevoitemi
njëri tjetrit, prandaj si duket ndasitë sikur nuk i përgjigjen stilit të
Shipkovicës.

Përvoja po na mëson.!
Se vërtet është kështu tregojnë shembujt modernë të kohës, EUROPA
PO BASHKOHET, Pse ? Po a ka nevojë që ne të jemi të përçarë ?
Momentalisht Shipkovicës po i shterren njerzit, po i shterren nxënësit
nëpër shkolla, Një pjesë e lëshojnë vëndin gjoja për qytetrim, ikin në
Tetovë, ( arsye ka !) sdurohet varfëria ,dhe papunësia, pastaj jeta e pa
organizuar dhe e lanur pas dore nga shteti,
papastërtia, ngushtim i lëvizjes,
janë elemente që po e shtojnë migrimin !
Një pjesë e mirë Po largohen nga atëdheu, ka arsye, Jeta e kërkon të
veten, Fjala e popullit thot, PËR IDARE ! Pse ?, Sepse shteti smerret
aspak më një proces të këtillë, dhe kuptohet, populli mundohet të gjejë
rrugdalje kush si arrin të gjendet,
Të gjithë shtetet e botës i brengos papunsia e popullatës, Punësimi i
popullatës është gjenerator i ekonomisë së shtetit, sepse shteti fiton taksat
nga të punësuarit,
Po ktu tek ne, edhe shteti ka filluar ti mbajë shpresat tek Diaspora, dhe
ndihmat Evropjane, po këto një ditë do i ndalin këto ndihma. !
Po për çudi popullata që jeton mbrënda në atëdhe kurrë spo rreagon për
situatën e krijuar ?

Popullata ose është tepër e frigsuar ose është tejet i këputur deri në pa
shpresë, Apo është e pa organizuar ?
Partitë politike si duket jënë të zëna me gara thash e themesh, Nuk dua ta
njollos dikënd, po tju them të drejtën ka nevojë tju rikujtojmë se kemi
nevoj për Organizim sepse jemi të harruar
, E TË LËNË PAS DORE !
Pikërisht e pamë të arsyeshme se përveç politikës ka nevojë që të
organizohemi edhe në nivele komunitetesh. Së paku ti përvishemi punës
dhe ta ringjallim jetën ashtu si e kemi pas traditë.Ti kthehemi jetës vëllezër,
të fillojmë të organizohemi, vetëm të organizuar mundë tia dalim në krye
tërrë kësaj gjëndje të krijuar. Disa komuniteti kan ecur në rrugë të mbarë,
por këte e kanë bërrë me organizime të ndryshme, dhe sot duken ndryshe
nga ne.Pa të fillojmë ndryshimin edhe tek ne !
Meqë kjo faqe është në konstruktim, në të ardhmen paramendohet që të
jetë një ndër faqet më të preferuara për ju.
Ne kemi paraparë që të ofrojmë shërbimet më të nevojshme për ju duke
filluar nga informata, lajmërime si dhe shërbime  reklamimesh të karierës
dhe profesionit tuaj që bëni në vendin ku jetoni,      
Pastaj do mundohemi mundësisht të bëjmë regjistrimin e Shipkovicasve në
çdo shtet të veçantë, si Gjermani, Austri, Zvicër, Itali, Francë, Shtetet
Skandinave, Holandë dhe Britani të madhe.Kuptohet që për të gjithë këto
të mira dhe ide informative duhet ju vetë të ofroni materiale të cilat ne do i
botojmë në këte faqe.
Ne do mundohemi ta përfshimë të gjithë jetën e Shipkovicasve kudo që
gjenden në rruzullin tokësorë, por kjo do mvaret shumë  nga materialet që
do të na ofroni, dhe shkruani mbi jetën tuaj kudo që gjendeni.
Prandaj kjo faqe është e hapur për të gjithë Shipkovicasit kudo që
gjenden në Globin toksorë.
Luteni që të filloni të krijoni grupet redaktuese udhëheqëse në shtetin ku
jetoni, kështu që në të ardhmen të organizohemi sa më mirë që është e
mundur për nevojat tona si në atëdhe dhe jashtë atëdheut.
Urdhëroni dhe na dërgoni sugjerime, materiale dhe shkrime mbi çdo gjë
që ju intereson, dhe kështu ta bëjmë publikimin e tyre.
Mbetemi me shpresë se kjo faqe do ndihmojë për shumë nevoja të
Shipkovicasëve në Diasporë.

me respekt , Iniciatori
Nejazi Kadrija
Londër
                                                     shkruani@shipkovicësweb.com
TRUPA UDHËHQËSE E DIASPORËS SË SHIPKOVICËS
SHIPKOVICAWEB